Mbahet takimi i Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 29 Tetor, 2024 20:49

Mbahet takimi i Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri

Në Tiranë po mbahet takimi i 18-të të Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri, me pjesëmarrjen e zyrtarëve të institucioneve shqiptarëve dhe eurodeputetëve.

Takimi bashkëdrejtohet nga Toni Gogu, kryetar i delegacionit të Kuvendit të Shqipërisë, dhe Marco Tarquinio, kryetar i delegacionit të Parlamentit Evropian.

Adea Pirdeni, ministre e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin në Qeverinë e Shqipërisë në fjalën e saj u shpreh se hapja e negociatave për grupkapitujt e parë shënon një moment të rëndësishëm dhe është sipas saj dëshmi e të gjitha përpjekjeve që janë bërë për reformat.

“Ne kërkojmë të bëjmë hapa transformues me qëllim që të rrisim besimin tek institucionet tona. Reforma jonë në gjyqësor e ka pozicionuar Shqipërinë si një vend avangardë për sa i përket vendosjes së rregullova për sundimin e ligjit. Konsolidimi i demokracisë është në zemër të përpjekjeve tona dhe është një prioritet për ne”, tha Pirdeni.

Gogu theksoi se përkushtimi i Shqipërisë ndaj vlerave demokratike dhe të BE-së është i palëkundur. “Puna jonë vetëm do të intensifikohet ndërsa shkojmë drejt anëtarësimit të plotë (në BE), një rrugëtim që tani kërkon këmbëngulje dhe përshtatshmëri nga të gjitha organet si në nivelin qendror, por dhe në nivelet vendore”, tha Gogu.

Gogu u shpreh se progresi që festojnë sot është mundësuar sipas tij nga uniteti i padiskutueshëm i të gjithë qytetarëve të venditi

Në fjalën e tij, Tarquinio u shpreh se dëshirojnë të jenë në anën e Shqipërisë dhe të ofrojnë mbështetje në përpjekjet për reformat.

“Është shumë e rëndësishme për ne që të shikojmë gjitha sfidat që kemi përpara. Problemet e ndryshme që do të diskutojmë do të fokusohen tek kjo temë e veçantë (anëtarësimi i Shqipërisë në BE). Rruga drejt së ardhmes është rruga drejt Evropës. Ne duhet të punojmë me vendosmëri, të punojmë së bashku për të arritur këtë objektiv”, tha Tarquinio.

Pjesë e delegacionit të PE-së ishte edhe Alfred Beleri, i cili aktualisht është anëtar i Parlamentit Evropian si përfaqësues i Greqisë.

Në vitin e fundit çështja ndaj Belerit shkaktoi debate dhe reagime në Shqipëri dhe Greqi, pasi ai u dënua për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” dhe nuk e ushtroi mandatin e kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës.

Vizita në Tiranë e Belerit u prit me kundërshtime nga disa qytetarë, të cilët hodhën edhe vezë ndaj tij.

Takimi i Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri do të vazhdojë edhe gjatë ditës së nesërme.

113
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 29 Tetor, 2024 20:49
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
113
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?