Mbetjet toksike/ “Anijet drejt Durrësit”, Singapori zbardhin itinerarin: Zbarkuan në portet tona më 18 dhe 24 Gusht, por i kthyem

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 29 Gusht, 2024 19:51

Mbetjet toksike/ “Anijet drejt Durrësit”, Singapori zbardhin itinerarin: Zbarkuan në portet tona më 18 dhe 24 Gusht, por i kthyem

Dy anijet e ‘Maersk’ me mbetje toksike të prodhuara nga kompania ‘Kurum’ zbarkuan në portet e Singaporit më 18 dhe 24 Gusht, dhe tashmë kanë marrë rrugën e kthimit për në Shqipëri.

Mediat në Singapor citojnë autoritetet vendase, të cilat zbardhin itenerarin e plotë të anijeve me 102 kontejnerë dhe mbi 800 tonë mbetje toksike nga furrat e çelikut të KURUM dhe që tregtoheshin nga kompania ‘Sokolaj” drejt Tajlandës.

Sipas mediave në Singapor, anijet Maersk “Compton” me 41 kontejnerë  dhe “Condor” me 61 kontenjerë me mbetje, përdorën portin “Pasir Panjang” për tranzit dhe u ngarkuan në dy anije të tjera, me destinacion kthimin në origjinë.

Të pyetur nga gazetarët nëse Singapori kishte kryer teste për të përcaktuar nëse bëhej fjalë për mbetje toksike apo substance të tjera të dëmshme, Agjencia Kombëtare e Mjedisit dhe Autoriteti Detar i Singaporit u mjaftuan vetëm me përgjigjen: “Në përputhje me Konventën e Bazelit, Singapori lehtësoi kthimin e kontejnerëve në vendin e origjinës .”

Sipas organizatës Basel Action Network, që dha alarmin për mbetjet tosike, “Shqipëria nuk u informua kurrë për eksportin nga eksportuesi, shtetet tranzit nuk u informuan dhe Tajlanda nuk mori kurrë asnjë njoftim për këto mbetje”.

Zbulimi i 800 ton mbetje toksike, të nisura nga Durrësi drejt Tajlandës  vuri nën hetim nga prokuroria kompaninë turke ‘Kurum’, si të dyshuar për prodhimin e tyre.

Top Channel

112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 29 Gusht, 2024 19:51
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?