Mbi 60% e qytetarëve në RMV vazhdojnë ta mbështesin qasjen e vendit në BE | AUDIO

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Shkurt, 2025 22:27

Mbi 60% e qytetarëve në RMV vazhdojnë ta mbështesin qasjen e vendit në BE | AUDIO

Mbi 60 për qind e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut vazhdojnë ta mbështesin qasjen e vendit në BE. Në aspektin etnik, duket se shqiptarët pa përjashtim vazhdojnë ta ndjekin ëndrrën për anëtarësimin e vendit në BE. Sipas të dhënave hulumtuese të Institutit për Demokraci, “Societas Civilis” dhe Fondacioni “Konrad Adenauer”, te popullsia maqedonase, ai numër është pothuajse në gjysmë.

“Eshtë interesante që më të përmbajtur në pjesën e mbështetjes së BE-së, janë të rinjtë dhe të moshuarit. Tek ata shohim një papërcaktim, dhe të rinjtë janë të hapur për qëndrime pozitive ndaj Kinës, ndërsa gjenerata e moshuar ndaj Rusisë. Kjo nuk është ndonjë përqindje e rëndësishme, por megjithatë vlen të konstatohet se ekziston. BE mbetet partneri më I dëshiruar, me atë që ndikimi I SHBA-së, 20 për qind më pak në krahasim me një vit më parë, që është rënie e madhe…”, deklaroi Marko Troshanovski, Instituti për Demokraci, Societas Civilis.

“Politika e zgjerimit, normalisht se do të jetë e rënduar për shkak të rrethanave, por megjithatë BE-ja duhet të jep përgjigje, të ulet në tryezë ashtu siç e bëjnë amerikanët dhe rusët, veçanërisht tani që supozohet të ketë bisedime për ndonjë traktat të paqes për Ukrainën”, tha Daniel Braun, Drejtor i zyrës së “Konrad Adenauer” Shkup.

Ambasadori i BE-së në Shkup, Mihalis Rokas, tha se duhet të punohet në përshpejtimin e reformave, dhe në kthimin e besimit te zgjerimi.

“Përse kështu, nga njëra anë duhet të ndihmojmë që të përshpejtohen reformat e nevojshme, të zbatohen sa më shpejtë, që qytetarët ta shohin se cilat janë përfitimet e reformave në kohë reale. Dhe nga ana tjetër në aspekt politik, jo vetëm në mënyrë dypalëshe por duhet të ballafaqohemi me të gjitha sfidat e mëdha, me qëllim që si Evropë do të na vendoste në pozicionin e fuqisë së bashkuar”, u shpreh Mihalis Rokas, Ambasador i BE-së në Shkup.

Në aspekt të partive politike, mbështetësit e social demokratëve dhe partive të bllokut shqiptarë, pa asnjë përjashtim, kanë pothuajse nivel konsesual të mbështetjes ndaj BE-së, por është shënuar edhe një rritje e dukshme e mbështetësve të VMRO-DPMNE-së. /Alsat.mk

275
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Shkurt, 2025 22:27
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
275
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?