Me dokumente false i futën në Maqedoni veturat luksoze, i riblenë disa herë në mes vete dhe ua shitën personave të tjerë

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Dhjetor, 2024 12:01 Përditësuar

Me dokumente false i futën në Maqedoni veturat luksoze, i riblenë disa herë në mes vete dhe ua shitën personave të tjerë

Pas zhvillimit të procedurës paraprake dhe bazuar në provat e siguruara, Prokuroria Themelore Publike Shkup do të ngre procedurë kundër gjithsej 10 personave për të cilët ekziston dyshimi i bazuar se kanë marrë pjesë në akte të kontrabandës, të falsifikimit të dokumenteve dhe dokumenteve zyrtare si dhe në fshehjen e mallrave që janë objekt i kontrabandës dhe në mashtrim doganor, njoftojnë nga Prokuroria Publike, transmeton TV21.

“Personat, gjatë viteve 2021 dhe 2022, me dokumente false dhe me numra falsë, kanë futur në vend makina të cilat kanë qenë lëndë e hetimit ndërkombëtar, si dhe makina të cilat në formë ndryshe i kanë ikur kontrollit doganor. Ata i regjistronin automjetet këtu dhe një pjesë për disa herë ndërmjet vete i kanë rishitur që ta fshehin kontrabandën, pas së cilës ua shitën përdoruesve të fundit. Në mesin e të dyshuarve janë edhe dy persona zyrtarë – të punësuar në shërbimet administrative për regjistrim të automjeteve”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Prokurorisë.

Bëhet e ditur gjithashtu se njëri nga të dyshuarit është shtetas i Republikës së Greqisë dhe për të, bazuar në bashkëpunimin paraprak mes Prokurorisë Themelore Publike Shkup dhe organeve greke, ndjekja penale do të kalojë në Republikën e Greqisë.

Bastisen 10 persona – MPB me detaje për aksionin për kontrabandën me vetura luksoze

Ministria e Punëve të Brendshme për TV21 ka ndarë detaje nga bastisjet e sotme për kontrabandimin e veturave luksoze nga jashtë Maqedonisë së Veriut, transmeton TV21.

Bastisjet janë kryer tek 10 persona në më shumë lokacione në Shkup, Negotinë, Dojran dhe Manastir.

Është kapur edhe drogë, celularë dhe pajisje të tjera që lidhen me veprat penale.

“Sektori për polici kriminalistike, Departamenti për shkatërrim të korrupsionit dhe krimit serioz, SPB Shkup dhe DPB Gjorçe Petrov, SPB Manastir, DPB Negotinë dhe DPB Gjevgjeli në koordinim me Prokurorinë Publike Themelore të Shkupit, me urdhër të gjykatësit të procedurës paraprake, ndërmarrin aktivitete për sigurimin e dëshmive në procedurën për veprat penale që lidhen me kontrabandën e veturave luksoze nga jashtë vendit. Janë kryer 10 bastisje te 10 persona në më shumë lokacione në Shkup, Negotinë, Dojran dhe Manastir. Gjatë bastisjeve janë gjetur dokumente të ndryshme, rreth 25 gram kokainë, laptopë, celularë dhe pajisje të tjera që lidhen me veprat penale”, thonë nga MPB për TV21.

Policia po kryen aksioni lidhur me kontrabandimin e automjeteve luksoze

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, sot në mëngjes ka vizituar zyrtarët policorë në Njësinë për Punë të Brendshme në Gjorçe Petrov, ku është njoftuar me rrjedhën e veprimeve të kryera sot nga SPB Shkup në koordinim me Departamentin e Policisë Kriminale.

“Aksioni ka për qëllim shtypjen e një grupi të organizuar kriminal që merret me tregtimin e automjeteve të vjedhura, falsifikimin e dokumenteve dhe shpërdorimin e pozitës zyrtare, për të cilin mëngjesin e sotëm janë bërë arrestime në disa lokacione. Ne vazhdojmë luftën kundër krimit, sepse qytetarët e Maqedonisë meritojnë të jetojnë në një vend stabil dhe të sigurt”, thotë ministri Toshevski, përcjell Flaka.

90
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Dhjetor, 2024 12:01 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
90
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?