Me Gerapetritis nuk është hapur tema e emrit

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 13 Qershor, 2024 22:19

Me Gerapetritis nuk është hapur tema e emrit

Në Samitin e sotëm të vendeve të përfshira në Procesin e Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (PBEJ) në Shkup, nuk është diskutuar çështja e përdorimit të emrit kushtetues me ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Jorgos Gerapetritis, tha presidentja Gordana Siljanovska në konferencën e përbashkët për shtyp me kolegët e saj nga Shqipëria, Bajram Begaj dhe Mali i Zi, Jakov Millatoviq.

“Tema nuk u hap. Ishim afër njëri-tjetrit. Jam shumë e kënaqur që erdhi. I lamë hapësirë që të fliste i fundit për shkak të vonimit të aeroplanit të tij. Mesazhet e tij ishin me ngjyra rajonale, se ne duhet të ndihmojmë njëri-tjetrin, të ndërtojmë shtetin e së drejtës, të respektojmë të drejtën ndërkombëtare, se duhet të vazhdojmë aty ku ka pasur përcaktime shumë të qarta në samitin e Selanikut. Këto ishin bisedat. Mendoj se atmosfera ishte e këndshme, miqësore, aty ishte edhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme, me të cilin njihemi. Më pëlqen që njerëzit nga Ballkani mund ta kuptojnë njëri-tjetrin kur është e nevojshme. Jam shumë e kënaqur, veçanërisht për shkak të deklaratës plotësisht të harmonizuar që është miratuar”, tha Siljanovska Davkova.

E pyetur nëse pret që nëse do të vazhdojë praktikën e përdorimit të emrit të shtetit, të ketë bllokadë nga Greqia dhe tërheqje të mbështetjes për anëtarësim në BE, si dhe mundësisht pasoja të tjera, presidentja tha se “nuk mendon se e shkel Kushtetutën dhe se mospërdorimi i emrit kushtetues mund të shkaktojë probleme”.

“Më lejoni t’ju kujtoj, dokumentet e mia, ato që firmos, ato që kam, pasaporta, letërnjoftimi, të gjitha dokumentet që dalin nga zyra mbajnë emrin kushtetues. Është në kuadrin e së drejtës ndërkombëtare dhe në kuadrin e Kushtetutës. Është e vërtetë që çdo deklaratë e njerëzve në politikë, e atyre në detyrë, interpretohet sikur të ishte një akt zyrtar, por secili prej nesh ka, si jin jang, dy personalitete, një zyrtar dhe një tjetër. Unë si njeri kam të drejtë, e përsëris që nga Sokrati e deri më sot, në kuadrin e lirisë dhe të mendimit, shprehjes së lirë të mendimit, të shprehem ashtu siç shprehem dhe nuk mendoj se kjo është shkelje as e Kushtetutës dhe as e së drejtës ndërkombëtare”, theksoi Siljanovska Davkova.

Edhe presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, nuk pret pengesa dhe bllokada nga Greqia. Ai beson se fqinjët tashmë anëtarë të BE-së duhet të ndihmojnë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut që të bëhen pjesë e klubit, aq më tepër që të dyja vendet bënë shumë sakrifica për t’u bërë pjesë e familjes evropiane.

“Ne presim që çështjet dypalëshe të mos jenë pengesë për vendet dhe popujt që presin prej 30 vitesh të bëhen pjesë e BE-së. Ne respektojmë të gjitha rregullat e klubit ku duam të anëtarësohemi. Ne jemi plotësisht të lidhur me politikën e jashtme të BE-së. Shpresoj se e gjithë kjo do të kontribuojë që vendet tona, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, që bënë shumë sakrifica, të jenë pjesë e komunitetit evropian”, theksoi Begaj.

124
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 13 Qershor, 2024 22:19
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
124
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?