Data 11, mediat në Shqipëri e Kosovë raportojnë për nismën “Roja e Gjuhës”

Flaka
Botuar nga Flaka 8 Dhjetor, 2024 22:11 Përditësuar

Data 11, mediat në Shqipëri e Kosovë raportojnë për nismën “Roja e Gjuhës”

Shkup: Fronti Evropian shpall nismën ‘Roja e Gjuhës’, ky është titulli i lajmit në mediat në Shqipëri e Kosovë rreth nismës për mborjtjen e shqipës, pak ditë para se Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut do të shqyrton ligjmërinë e ligjit për gjuhët, njofton Flaka Media

Top Channel shkruan që koalicioni Fronti Evropian që udhëhiqet nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) në opozitë, më 8 dhjetor ka njoftuar nisjen e iniciativës “Roja e Gjuhës”, një veprim që, sipas organizatorëve, synon të ndalojë “tendencat politike që minojnë Kushtetutën dhe Marrëveshjen e Ohrit”.

Ora News raporton që Fronti Evropian njoftojë se do të qëndrojnë para Gjykatës Kushtetuese në Shkup, deri në shqyrtimin e Ligjit për gjuhët, ligj i cili është në qendër të debateve të vazhdueshme. Kushtetuesja pritet ta shqyrtojë Ligjin e shumëpërfolur për gjuhët gjatë një seance më 11 dhjetor.

Opinion shkrua se ky ligj nuk është thjesht një akt juridik. Është simbol i Marrëveshjes së Ohrit, marrëveshje që i dha fund periudhës së errët të margjinalizimit, përjashtimit dhe diskriminimit, që çoi në luftën e vitit 2001 dhe hapi rrugën për paqe, stabilitet dhe bashkëjetesë. Çdo përpjekje për ta shfuqizuar këtë ligj është një sulm ndaj arritjeve tona historike dhe një goditje ndaj bashkëjetesës ndëretnike”, tha deputeti Arbër Ademi të dielën, në një paraqitje për shtyp para Gjykatës Kushtetuese.

Gazeta Express e Prishtinës ndërkohë shplas deklaratën e Arbër Ademit nga BDI, i cili duke komentuar deklaratat e kryeministrit maqedonas, Hristijan Mickoski, i bëri thirrje Mickoskit që të heqë dorë nga platforma “Maqedonia sërish e jotja”, e cila u përdorur gjatë zgjedhjeve të fundit parlamentare nga partia e tij, VMRO-DPMNE.

Ademi komentoi edhe deklaratat e kryeministrit maqedonas, Hristijan Mickoski. Ai i bëri thirrje Mickoskit që të heqë dorë nga platforma “Maqedonia sërish e jotja”, e cila u përdorur gjatë zgjedhjeve të fundit parlamentare nga partia e tij, VMRO-DPMNE.

“Një kryeministër që është në krye të pushtetit ekzekutiv, duhet të jetë i të gjithë qytetarëve, dhe jo i një etnie”, shtoi Ademi, transmeton Gazeta Express.

BDI, ditë më parë, u dërgoi sërish letra ndërkombëtarëve, Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Evropian dhe NATO-s, duke kërkuar që si garantues të Marrëveshjes së Ohrit të ndërhyjnë për të parandaluar çdo vendim të mundshëm për shfuqizimin e neneve të Ligjit për gjuhët.

Në të njëjtën kohë, më 7 dhjetor, mbi 250 intelektualë shqiptarë nënshkruan një letër të hapur drejtuar Gjykatës Kushtetuese, duke kërkuar që kjo e fundit të veprojë me profesionalizëm dhe të shmangë vendime të motivuara politikisht. Sipas tyre, çdo vendim arbitrar mund të sjellë pasoja të rënda për marrëdhëniet ndëretnike në vend.

Ligji për përdorimin e gjuhëve ka pesë vjet që qëndron në sirtarët e Gjykatës Kushtetuese. Ky Ligj, i cili nisi të diskutohet qysh më 2017 dhe u miratua më 2018, parasheh përdorim të zgjeruar të gjuhës shqipe. Lënda që lidhet me kundërshtimin e këtij ligji, përfshin 13 iniciativa të parashtruara nga qytetarë, parti politike dhe shoqata të ndryshme që prej vitit 2019. Flaka Media

117
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 8 Dhjetor, 2024 22:11 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
117
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?