Mexhiti: askush nuk do të jetë mbi ligjin, nuk ka rrezik për tensione të reja ndëretnike

Flaka
Botuar nga Flaka 11 Maj, 2024 21:38

Mexhiti: askush nuk do të jetë mbi ligjin, nuk ka rrezik për tensione të reja ndëretnike

“Askush nuk duhet dhe nuk duhet të jetë mbi ligjin, as Ali Ahmeti. Nuk ekziston rreziku i presionit, shantazhit dhe nxitjes së tensioneve për tensione të reja të mundshme ndëretnike. Ju kujtoj se Maqedonia është anëtare e NATO-s, është e natyrshme që çdo parti nga pozita të shkojë në opozitë, nuk ka arsye për destabilizim”. Kështu tha kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti për Kanal 77.

Ai mohoi se kinse ekziston një letër ultimatum mes partive shqiptare, se kusht për qeverinë e ardhshme do të jetë hapja e Kushtetutës, Marrëveshja e Ohrit dhe se Maqedonia duhet të hyjë në BE për 6 muaj.

Mexhiti tha se partia e tij dhe koalicioni sot zyrtarisht filluan negociatat me partinë fituese në zgjedhjet parlamentare, VMRO-DPMNE.

Siç tha ai, informacionet e publikuara në opinion për poste të mundshme në Qeveri për momentin janë spekulime, sepse kjo temë do të vihet në tavolinë vetëm në fazën e tretë të negociatave me liderin e VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

“Në fazën e parë të negociatave me VMRO-DPMNE-në do të jetë programi i qeverisë së ardhshme, i cili do të bazohet në zbatimin e reformave të reja në luftën kundër korrupsionit, diskutimin për kthimin përfundimtar në sundimin e ligjit, përmirësimin e besimit të ulët aktual tek gjyqësori dhe prokuroria, krijimi i një vendi europian dhe mbi të gjitha politikat drejtuese drejt rritjes dhe zhvillimit pozitiv ekonomik në vend”.

“Duhet të them se ende nuk kemi kërkuar poste ministrore, deri më tani të gjitha njoftimet e bëra në opinion janë spekulime, sot nuk do të diskutojmë për ministrat, por për parimet dhe programin e Qeverisë së re”, deklaroi Mexhiti.

112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 11 Maj, 2024 21:38
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?