Mexhiti: Fund kaosit e vjedhjes së frekuencave, Radio Shkupi do të flasë 24 orë shqip

Flaka
Botuar nga Flaka 24 Dhjetor, 2024 18:04

Mexhiti: Fund kaosit e vjedhjes së frekuencave, Radio Shkupi do të flasë 24 orë shqip

“Radio Shkupi është një nga digat kombetare që ka ruajtur identitetin shqiptar në Maqedoni”, tha zëvendëskryeministri i parë shqiptar, Izet Mexhiti, duke premtuar se qeveria do të adresojë së shpejti problemin e kaosit në hapësirat frekuentive, që ka penguar zbatimin e programit 24 orësh në gjuhën shqipe në Radion e Maqedonisë, programi në gjuhën shqipe, Radio Shkupi. Programi i tillë, megjithëse i miratuar ligjërisht që nga viti 2018, nuk është zbatuar në praktikë për shkak të mungesës së frekuencave të dedikuara.

“Është qeveri e re, përkushtimi ynë do të jetë maksimal që Radio Shkupi të marrë statusin dhe të ketë përkrahjen e fuqishme të qeverisë për shkak historisë, vlerave dhe për shkak të asaj që vlerësojmë se me traditën që ka, me potencialin që ka mund të bëjë shumë më tepër në informimin në gjuhën shqipe”, tha Mexhiti, në intervistën për emisionin ‘Zëri që lidh breza’, që emetohet të mërkurën në Radio Shkupi.

Mexhiti u pyet gjithashtu për raportimet jozyrtare që sugjerojnë se në momentin kur u miratua Ligji për programin e pandërprerë në gjuhën shqipe, licenca nga Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audovizuale për një frekuencë iu dha një radio stacioni privat, duke lënë pa hapësirë për krijimin e një frekuence të re për kanalin e katërt të Radios së Maqedonisë ku do të kalonte emetimi i programit të etniteteve tjera, ndërsa kanali i tretë t’i mbetet programit shqip. Konfirmoi se qeveria është duke punuar për të zgjidhur këtë çështje.

“Dmth ne po ballafaqohemi në këtë gjashtë mujor me shumë dështime në shumë fusha dhe po mundohemi t’i përmirësojmë, t’i evitojmë dhe mendoj se edhe në këtë sferë të informimit ta shohim situatën faktike si është, mirëpo të jeni të bindur që do jetë në favor të Radio Shkupit”.

Kur u pyet drejtëpërdrejt nëse ka të vërtetë në zërat për licencimin e diskutueshëm të frekuencave, Mexhiti u përgjigj shkurt: “Po punohet!”.

Rikujtojmë se Radio Shkupi – programi në gjuhën shqipe, më 28 janar 2025 shënon 80 vjetorin e ekzistimit. Për momentin në mungesë të hapësirës frekuentive, kjo radio flet shqip vetëm 17 orë në ditë.

262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 24 Dhjetor, 2024 18:04
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?