Mexhiti në Studeniçan: Po zgjedhim probleme jetike të qytetarëve

Flaka
Botuar nga Flaka 19 Dhjetor, 2024 15:55

Mexhiti në Studeniçan: Po zgjedhim probleme jetike të qytetarëve

Zëvendës kryeministri i Parë dhe Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor z. Izet Mexhiti sot i shoqëruar nga kryetari i Komunës së Studeniçanit Azem Sadiku, mori pjesë në ceremoninë e vendosjes së gurrthemelit të urës së re në fshtatin Cvetovë të komunës së Studeniçanit.

Mexhiti tha se sot po fillonn realizimi i një projekti që ishte kërkesë e banorëve të Cvetovës është e kahmotshme, ndërsa tani me investim të Ministrisë së Mjedisit do të bëhet realitet.

‘Sot jemi këtu, në fshatin Cvetovë, komuna e Studeniçanit, me rastin e vënies së gurthemelit të urës së re që gjendet në hyrje të fshatit, e cila do t’u shërbejë rreth 1000 banorëve të këtij fshati, dhe që është kërkesë e kahmotshme e banorëve, duke pasur parashysh se ura ekzistuese është e dëmtuar dhe është një urë e improvizuar, e pasigurt për banorët’, deklaroi Mexhiti.

Komuna e Studeniçanit, shtoi Mexhiti ka aplikuar në Konkursin për ndarjen e mjeteve për financimin e projekteve mjedisore  dhe në përputhje me vendimin për përzgjedhjen e programeve, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor e ka mbështetur realizimin e këtij projekti, ndërsa i njejti do të realizohet në disa faza.

Kryeatri i Komunës së Studeniçanit Azem Sadiku iu falënderua zëvendëskryeministrin Mexhiti për mbështetjen në këtë projekt dhe projektet tjera ku komuna ka aplikuar dhe ka marrë përgjigje pozitive.

‘Sot është ditë gëzimi për mua dhe për banorët e Komunës së Studeniçanit. Ky ka qenë problem shumë i vjetër dhe tani po eleminohet një pengesë për lëvizjen e lirë, sepse ka pasur shumë raste ku nga shirat e  rrëmbyeshëm rritja e nivelit të lumit ishte e madhe, dhe paraqiste pengesë’, tha Sadiku.

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor ka mbështetur projektet e komunave që kanë aplikuar për përmirësimin e standardit jetësor të qytetarëve, ndërsa në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm pritet të fillon realizimi i tyre, i përzgjedhur në bazë të principit sa është numri i banorëve aq mjete financiare. Flaka Media

262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 19 Dhjetor, 2024 15:55
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?