Mexhiti: Viti 2025 do të jetë një vit sfidash të reja

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Dhjetor, 2024 23:19

Mexhiti: Viti 2025 do të jetë një vit sfidash të reja

Bashkë me Arbenin, Bilallin dhe Zekën, si dhe aktivistë e funksionarë, sonte ishim në ndejën e fundvitit të VLEN-it. Këtë vit e nisëm së bashku, dhe po e mbyllim përsëri bashkë. Nuk mund të kishte përfundim më të mirë se ky i sotmi. Në atë që besuam, punuam dhe e realizuam. Sot, me kënaqësi dhe krenari të plotë, mund të themi se po përfundojmë këtë vit me ndryshimin më të madh që ka ndodhur ndonjëherë në vendin tonë.

Shumëkush nuk besonte se mund të sillnim ndryshimin demokratik për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, por ne jo vetëm që dëshmuam se kjo ishte një domosdoshmëri, por edhe vërtetuam se ky ndryshim ishte i mirë për të gjithë. Përmes bashkimit të forcave dhe vendosmërisë për të arritur qëllimet tona, ne e bëmë të pamundurën të mundur.

Angazhimi ynë vazhdon. Me përkushtim dhe përgjegjësi, do t’ju përfaqësojmë denjësisht, duke përmbushur premtimet që kemi dhënë. Ju falënderojmë nga zemra për besimin që na dhatë! Do të punojmë me përgjegjësi të plotë për të dëshmuar se ky besim ka peshë dhe vlerë, dhe si i tillë do të trajtohet.

Viti 2025 do të jetë një vit sfidash të reja. Obligimi ynë është të krijojmë kushte për një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët. Do të angazhohemi për një arsim më cilësor, shanse më të mira për të studjuar dhe punuar, si dhe për të kthyer në vendlindje të gjithë ata të rinj, të reja dhe familje që kanë emigruar gjatë dekadës së fundit.

Një nga sfidat më të mëdha që kemi përpara është reforma e administratës publike, për ta kthyer atë në një shërbim profesional për qytetarët. Gjatë vitit të ardhshëm, do të hapim më shumë fronte pune, duke krijuar mijëra vende të reja, qoftë në sektorin publik, përmes partneriteteve publiko-private, apo duke stimuluar sektorin privat me politika të favorshme. Investimi ynë do të fokusohet në cilësi, punësimin e më të mirëve dhe zhvillimin e arsimit për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut.

Kaluam sfida dhe pengesa, por sot jemi triumfues. Bashkimi ynë u vlerësua nga ju, dhe ne nuk do ta keqpërdorim besimin tuaj. Vitin që vjen, le të ecim përpara të bashkuar, duke punuar për interesin e përbashkët të popullit tonë, që për një kohë të gjatë ka vuajtur nga ndasitë. Gëzuar dhe për shumë mote Viti i Ri! Paçi shëndet, gëzim dhe mbarësi në familjet tuaja!

264
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Dhjetor, 2024 23:19
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
264
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?