Mickoski do të merr pjesë në Samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimor në Bruksel

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Dhjetor, 2024 21:16

Mickoski do të merr pjesë në Samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimor në Bruksel

Nesër, më datë 18.12.2024 (e mërkurë), Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, do të qëndrojë në vizitë pune dyditore në Bruksel.  

Në kuadër të kësaj vizite, Kryeministri Mickoski do të zhvillojë takim me përfaqësuesen e lartë/zëvendëspresidenten e Komisionit Evropian, Kaja Kallas, takim me Kryeministrin e Mbretërisë së Spanjës, Pedro Sançez, si dhe takim me Kryeministrin e Polonisë, Donald Tusk.  

Gjithashtu, në kuadër të vizitës, Kryetari i Qeverisë Mickoski së bashku me, Ministrin për Punë dhe Tregti të Jashtme, Timço Mucunski dhe Ministrin për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, do të marrin pjesë në Samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimor në Bruksel, ku për herë të parë do të kryesojë presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Koshta.  

Në Samitin e BE-së do të diskutohet për integrimin e mëtejshëm të rajonit përmes Planit për Rritje, si dhe për çështje të jashtme, të sigurisë dhe të migracionit.  

Po ashtu, Kryeministri Mickoski do të marrë pjesë në Samitin e Partisë Popullore Evropiane.  

262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Dhjetor, 2024 21:16
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?