Mickoski: E lë që zëri të arrijë te Prokuroria, të shohim nëse do të ndërmarrin masa

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Dhjetor, 2024 16:22

Mickoski: E lë që zëri të arrijë te Prokuroria,  të shohim nëse do të ndërmarrin masa

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot duke iu përgjigjur një pyetjeje gazetareske për atë nëse pret zhvillime në lidhje me deklaratën e djeshme nga foltorja e Kuvendit, ku tha se është ndjekur si udhëheqës i një formacioni paraushtarak, deklaroi:

“Financues. Frymëzues dhe financues i një strukture militante, të armatosur, paraushtarake, parapolicore dhe s’di çfarë tjetër. Ajo që është interesante, nga ajo që mund të them dhe të ndaj me opinionin, është se këto dokumente, raporte ose si t’i quaj, debriefingje, janë krijuar në fillim të vitit 2020, kur ishte viti zgjedhor. Imagjinoni, një nga agjencitë e sigurisë, për arsye të kuptueshme nuk do të them cila, posedon informacione të tilla, ku unë frymëzoj, financoj dhe organizoj struktura të tilla terroriste, të armatosura dhe nuk e informon Ministrinë e Punëve të Brendshme. Dhe shtrohet pyetja pse nuk e ka informuar. Përgjigjja është e qartë, sepse ishte periudha teknike dhe atëherë ministër teknik ishte zoti Nake Çulev, po flas për vitin 2020. Kjo ishte thjesht një mënyrë, përmes një inskenimi, për të siguruar mbikëqyrje fizike ndaj liderit të partisë më të madhe politike në atë moment, VMRO-DPMNE. Për pjesën tjetër, ja lë Prokurorisë, në fakt këtë e diskutuam edhe me prokurorin në ngjarjen. Zëri të arrijë tek Prokuroria, e pastaj të shohim nëse ky zë do të arrijë tek ata dhe nëse pas këtij zëri, ata do të ndërmarrin masa.”

263
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Dhjetor, 2024 16:22
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
263
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?