Kryeministri Hristian Mickoski i bëri thirrje prokurorit publik të shtetit Lupço Kocevski që të japë dorëheqje sepse thotë se ka pasur mundësi të tregojë profesionalizmin e tij në veprim, por nuk e ka bërë. Mickoski thotë se Qeveria ka treguar qartë vullnetin e saj për largimin e tij përmes iniciativës për shkarkimin e tij dhe thekson se pret që Kocevski të shkarkohet në Kuvend.
“Nuk do të komentoja më, e tha qartë Qeveria, kishte mjaft mundësi të tregohej si luftëtar i pakompromis për drejtësinë dhe kundër atyre rasteve kur kemi dyshim të bazuar për krim, por me sa duket justifikimet dhe blerja e kohës janë tipare të karakterit të dikujt, andaj mendoj se kishte kohë të mjaftueshme për të treguar, për fat të keq, nuk e arsyetoi këtë besim dhe tani Qeveria ka nisur proces. Sot isha në Kuvend, ai proces filloi në Kuvend dhe aty do të përfundojë, kështu që mendoj se do të ishte e ndershme dhe e virtytshme që ai të tërhiqej për të shkurtuar këtë periudhë që të mund të zgjedhim prokuror që do të jetë luftëtar i pakompromis kundër krimit dhe korrupsionit në Maqedoni”, deklaroi Hristian Mickoski- kryeministër.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
12 Shkurt, 2025 22:52
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes
Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali.
Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht.
Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve.
Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media.
Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media.
Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.