Mickoski: Inkurajoj pjesëtarët e MPB të vazhdojnë të zbatojnë drejtësinë kudo në Maqedoni

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Dhjetor, 2024 13:31

Mickoski: Inkurajoj pjesëtarët e MPB të vazhdojnë të zbatojnë drejtësinë kudo në Maqedoni

“Sot, ja e pata mundësinë të jem pjesë e kësaj njarje vërtet të mrekullueshme. E mrekullueshëm në kuptimin se në një version të përmbledhur patëm mundësinë të shohim të gjitha ato momente të rëndësishme, ato aksione të cilat Ministria e Punëve të Brendshme, së bashku me strukturat e saj, ka realizuar në periudhën e kaluar.  

Ajo që është një mesazh i rëndësishëm është se askush nuk duhet të jetë mbi ligjin dhe Kushtetutën dhe nuk mund të jetë mbi ligjin dhe Kushtetutën. Kaluan kohërat e si deri më tani. Duhet të luftojmë kundër të gjithë elementëve të korruptuar në shoqëri dhe do të luftojmë.  

Ndoshta drejtësia është e ngadaltë, por kushdo që mendon se e ka mashtruar drejtësinë, gabon. Ajo gjithmonë vjen dhe gjithmonë fiton në fund.  

Kështu që, unë mund vetëm t’i inkurajoj të gjithë pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme se nuk i kanë borxh askujt asgjë, përveç qytetarëve maqedonas dhe shtetit, natyrisht.  

Pra, nëse dikush mendon se i detyrohet dikujt dhe se duhet të jetë i privilegjuar apo të ketë lëshime të caktuara, gabon.  
Do të përsëris, drejtësia është e ngadaltë, por ajo gjithmonë fiton në fund.  

Duhet të tregojmë dhe të dëshmojmë se nga krimi nuk ka dobi dhe se të gjithë ata që mendojnë se me kriminalitet mund të arrijnë diçka, gabohen dhe se të njëjtit do të jenë përgjegjës para ligjit dhe Kushtetutës.

Prandaj edhe një herë dua të shpreh falënderimet e mia për Ministrin dhe për të gjithë të punësuarit në Ministrinë e Punëve të Brendshme për gjithçka që kanë bërë në periudhën e kaluar dhe t’i inkurajoj që në periudhën që pason të vazhdojnë të zbatojnë drejtësinë kudo, në të gjithë territorin e Maqedonisë si shtet”, tha kryeministri Hrisijan Mickovski.

263
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Dhjetor, 2024 13:31
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
263
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?