Mickoski: Janë siguruar tekste shkollore falas në të gjitha shkollat në vend, do të vazhdojmë të investojmë për më të dashurit tanë

Flaka
Botuar nga Flaka 1 Shtator, 2026 16:51

Mickoski: Janë siguruar tekste shkollore falas në të gjitha shkollat në vend, do të vazhdojmë të investojmë për më të dashurit tanë

Kryeministri Hristijan Mickoski, gjatë vizitës së sotme në Komunën e Butelit, duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske lidhur me gjendjen me tekstet shkollore në fillim të vitit të ri shkollor, theksoi se, ndonëse para tre vitesh kjo dukej e pamundur, sot në të gjitha shkollat në vend janë siguruar tekste shkollore falas për të gjithë nxënësit, përveç kësaj, po ndërtohen shkolla të reja dhe po rikonstruktohet një numër i madh shkollash, si dhe palestra sportive dhe pishina, me qëllim krijimin e kushteve sa më të mira për më të dashurit tanë.

“Po, mund të konfirmoj se në të gjitha shkollat në vend janë siguruar tekste shkollore falas, diçka që deri para tre vitesh dukej e pamundur. Nxënësve u diktohej mësimi deri në gjysmën e vitit shkollor, ndërsa disa prej tyre nuk kishin tekste shkollore gjatë gjithë vitit shkollor.

Tani këta nga llumi sikur i harruan ato kohë kur nuk kishim tekste shkollore dhe e shoh atë grupin e vogël nga llumi se si sot guxon të përmendë, të kritikojë dhe madje do të thosha, deri në një masë edhe të fyejë.

Por ne, si Qeveri, do të vazhdojmë të investojmë për më të dashurit tanë, e ata janë fëmijët. Investojmë në rikonstruksionin e shkollave – e shihni, së shpejti, pas disa javësh, edhe kjo shkollë do të zgjerohet.

Po ndërtohen pishina, po ndërtohen palestra sportive, po ndërtohen shkolla të reja, po zgjerohen shkollat dhe po rinovohen”, theksoi Mickoski dhe shtoi:

“Kështu që mund të them se, siç tha edhe kryetari i komunës, mbi 50 objekte, ndoshta edhe më shumë, në të gjithë vendin janë duke u rikonstruktuar.

A është kjo e mjaftueshme? Jo.

A duhet të bëjmë më shumë? Po, duhet. Por, më falni, besoni, për dy vjet ne nuk mund ta rregullojmë diçka që për 35 vjet është shkatërruar në mënyrë sistematike.” Flaka

52

“A po realizohet programi zgjedhor në Komunën e Tetovës?”

Flaka
Botuar nga Flaka 1 Shtator, 2026 16:51
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
52

“A po realizohet programi zgjedhor në Komunën e Tetovës?”

  • DritonZenku
    Shkollat po mbyllen, fshatrat po zbrazen: alarmi demografik në Maqedoninë e Veriut