Mickoski: Kam besim të plotë te Mexhiti

Flaka
Botuar nga Flaka 24 Shkurt, 2025 17:39

Mickoski: Kam besim të plotë te Mexhiti

“Unë kam besim të plotë tek zëvendëskryeministri Izet Mexhiti dhe tek puna e tij” kështu u shpreh kryeministri Hristijan Mickoski i pyetur lidhur me akuzat e BDI-së ndaj Mexhitit. Ai i bëri thirje BDI-së dhe të tjerëve që kanë dëshmi t’ia dërgojnë Mickoskit. Ai tha se BDI po vazhdon të merret me mjegulla të ngarkuara me fjalën korrupsion që siç thotë ai ishte emri i dytë i tyre në të kaluarën, ku atributi kryesor ishte qendra tregtare Soravia.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR

“Unë kam një bashkëpunim shumë të ngushtë dhe të drejtpërdrejtë me zëvendëskryeministrin dhe kam besim të plotë në punën e tij. U bëj thirrje të gjithë atyre që posedojnë ndonjë dëshmi, të cilave iu referohen ata të BDI-së të vijnë dhe t’i sjellin. Ata e kanë numrin tim, të gjithë e dinë, le të vijnë sot ose nesër edhe nëse jam në seancë, do ta lë ta shoh atë dëshmi dhe t’ua dorëzojë organeve përkatëse të cilat duhet të marrin masa”.

Ndërkohë, LSDM sot ka publikuar dokumente të cilat siç thonë ata vërtetojnë se zëvendëskryeministri Izet Mexhiti ka anashkaluar në mënyrë të paligjshme procedurat institucionale për të vendosur personalisht ai se cilat dokumente dhe lëndë do të miratohen apo ndalohen. Ata thonë se dokumentet tregojnë se Mexhiti ka tejkaluar kompetencat ligjore, duke nënshkruar personalisht të gjitha lëndët, pa bazë ligjore dhe pa respektuar procedurën e veprimit administrativ. Ata kërkojnë nga Mickoski që ta shkarkojë Mexhitin.

MARTIN KOSTOVSKI SEKRETAR ORGANIZATIV I LSDM-SË

“Me këtë Izet Mexhiti jo vetëm që ka keqpërdorur pozitën e tij, por edhe ngre dyshime serioze nëse ka dashur të vendosë kontroll në këtë mënyrë dhe të ketë hapësirë ​​për shantazhe ndaj kompanive dhe qytetarëve. E pyesim publikisht Hristijan Mickoskin: deri kur do ta mbrojë Izet Mexhitin? A do ta përjetojë Mexhiti të njëjtin skenar si Artan Grubi, i cili pas abuzimeve të shumta i shpëtoi drejtësisë pikërisht duke iu bashkuar VMRO-DPMNE-së? Presim që Mickoski të kërkojë falje publike para qytetarëve për këto veprime të bashkëpunëtorit të tij më të afërt dhe përfundimisht ta shkarkojë nga detyra”.

LSDM i bëri thirrje Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe Prokurorisë Publike që menjëherë të hapin hetime dhe të veprojnë në përputhje me ligjin.

48

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 24 Shkurt, 2025 17:39
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
48

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë