Mickoski merr mandatin për kryeministër, Qeveria e re deri në fund të javës tjetër

Flaka
Botuar nga Flaka 6 Qershor, 2024 18:55

Mickoski merr mandatin për kryeministër, Qeveria e re deri në fund të javës tjetër

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski është mandatari i cili në 20 ditët e ardhshme duhet që ta formojë qeverinë. Presidentja e shtetit Gordana Siljanovska Davkova, pasi ia dha mandatin, deklaroi se Mickoski ka mundësi serioze të formojë qeverinë.

“Gjatë konstituimit të Kuvendit, të rikujtoj se kryetari i Kuvendit u zgjodh me 76 vota “për”. Ky rezultat dhe bisedimet që vijojnë, më japin të drejtë, që të vlerësoj se lideri i VMRO-DPMNE-së, zotëri Hristijan Mickoski, ka mundësi serioze të formojë qeveri, gjegjësisht të marrë 61 vota”, deklaroi Gordana Siljanovska, presidente e RMV-së.

Nga ana tjetër, Mickoski, pasi e mori mandatin, duke paralajmëruar reforma rrënjësore në çdo sferë, deklaroi se së shpejti pritet që të formohet qeveria, konkretisht para afatit të parashikuar ligjor.

“Dua të paralajmëroj se prej sot, së shpejti do të formohet qeveria e re reformuese. Qeveria e cila do të ketë qëllimin dhe detyrën kryesore që të merret me reformat. T’i lëvizë proceset përpara. Të mos fundosemi si shtet dhe shoqëri në moçalin politik, grindjeve politike, por ta zhvillojmë shtetin tonë. Qytetarët e vendit të ndjehen mirë, të mos ketë qytetarë, të rendit të parë dhe të dytë, por të gjithë ne të jemi të barabartë”, tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Mickoski, tha se qeveria mund të votohet që nesër, por sfidë do të jetë të sigurohet shumicë prej dy të tretave në Kuvend, e cila, do të jetë e nevojshme për ristrukturimin e qeverisë dhe një sërë ligjesh të tjera reformuese.

“Realizimi dhe votimi në kuadër të Kuvendit mund të jetë që nesër, pasi siç është e strukturuar qeveria VMRO-DPMNE-ja ka 61 deputetë. Formalisht, ne mundemi të zgjedhim qeverinë e re, që nesër. Duke i pasur parasysh bisedimet të cilat kanë mbaruar, koalicioni i cili është bërë. Atëherë mund të them se sfida jonë është që do të ketë shumicë prej dy të tretave në Kuvend”, u shpreh Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Mickoski, brenda 20 ditëve duhet në Kuvend ta dorëzojë programin dhe përbërjen qeveritare. Gjatë kësaj periudhe, duhet të mbahet seanca kuvendore ku së paku 61 deputetë duhet të votojnë për formimin e qeverisë. /Alsat.mk

124
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 6 Qershor, 2024 18:55
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
124
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?