Mickoski: Në ditët e para do të kem takim me ministrin e Brendshëm, do të ketë përgjegjësi
Kryetari i VMRO-DPMNE-së dhe kryeministër i ardhshëm i Republikës së Maqedonisë, Hristijan Mickoski, në një intervistë për Televizionin Sitel, theksoi se prioriteti i parë i qeverisë së re do të jetë lufta kundër krimit dhe korrupsionit, përcjell FLAKA.
“Në ditët e para të formimit të qeverisë së re do të kem një takim pune me ministrin e ri të Punëve të Brendshme, z.Pançe Toshkovski. Duhet të ketë përgjegjësi për të gjitha ato dyshime, për të gjitha ato dëshmi që na kanë mbërritur ditëve të fundit për krimet e kryera në periudhën e kaluar, por në të njëjtën kohë e them publikisht dhe e përsëris vazhdimisht se nuk do të ketë tolerancë për asnjë anëtar i qeverisë ose ndonjë person i zgjedhur që do të jetë i lidhur me krime dhe afera korrupsioni”, theksoi Mickoski.
Ai po ashtu theksoi se do të merret personalisht me dukuri të tilla që të sanksionohen sepse Maqedonia nuk ka vend për luks të tillë.
“Personalisht unë jam ai që do ta luftoj dhe personalisht do të jem ai që do të veproj menjëherë dhe do të ndryshohen sepse për mua përfaqëson atë që ishte patriotizmi në shekullin e 19-të që lidhej me këllëfin dhe kamën sot në shekullin e 21-të punë e ndershme, punë konform ligjit dhe Kushtetutës nëse fiton besimin e qytetarëve. Pasi që VMRO-DPMNE dhe koalicioni fituan besimin e qytetarëve, nuk pres asgjë më pak se ajo që paraqet punë të ndershme në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën”, tha Mickoski dhe shtoi.
“Çdo bashkim i çdo personi të zgjedhur me krim dhe korrupsion do të sanksionohet nga unë personalisht. Nuk kemi vend për një luks të tillë”, shtoi Mickoski. FLAKA
















