Mickoski paralajmëroi shpërbërjen e këshillave/ Spasovski: Dyshime për ndikime politike

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 7 Qershor, 2024 19:38

Mickoski paralajmëroi shpërbërjen e këshillave/ Spasovski: Dyshime për ndikime politike

LSDM-ja nuk komenton paralajmërimet, por vetëm pasi të sillet ligji në Kuvend. Kështu deklaroi Oliver Spasovski në lidhje me paralajmërimin e VMRO-DPMNE-së për shpërbërjen e Këshillit Gjyqësor dhe të Prokurorëve.

“Nuk do të ndërtojmë qëndrime në lidhje me paralajmërimet. Duam të shohim se cilat janë konceptet dhe në bazë të asaj që do të propozohet në Kuvend do të kemi qëndrim përkatës. Kështu që, nuk do të dëshiroja që në nivel të spekulimeve t’i sjellim këto çështje të cilat janë shumë serioze për shtetin”, deklaroi Oliver Spasovski, LSDM.

Sipas tij, reformat nuk duhet të bëhen vetëm sa për t’i ndërruar kuadrot njëri me tjetrin.

“Përndryshe, nëse bëhet fjalë për reforma prej cilitdo aspekt, do të kemi vetëm lëvizje kadrovike. Disa shkarkoni dhe të tjerë vendosni, kjo nuk është reformë e vërtetë”, shtoi Oliver Spasovski, LSDM.

Paraprakisht, ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga u dërgoi letër ndërkombëtarëve me paralajmërimin se pushteti në ardhje, nëpërmjet shpërbërjes së këshillave, po ndërhynë në sistemin gjyqësor.

Mickoski, ndaj kësaj, reagoi duke thënë që do të bëjë “një ndërhyrje të shkurtër te gjyqtarët dhe prokurorët të cilët nuk punojnë sipas ligjit”.

Ekspertët vlerësojnë se, megjithatë, shpërbërja e Këshillit Gjyqësor dhe të Prokurorëve, nuk do të ndikojë në ngritjen e nivelit të besueshmërisë së qytetarëve.

“Nëse pushteti në ardhje, nëpërmjet intervenimeve ligjore në Ligjin për Këshillin Gjyqësor, në Ligjin për Gjykatat ose Këshillit të Prokurorëve, intervenon në atë mënyrë që t’i mundësohet Këshillit Ekzekutiv, nëpërmjet Këshillit Ligjvënës, një ndërhyrje nga jashtë në shtyllën e tretë. Unë besoj se ajo nuk do të arrijë të bëjë ngritjen e nivelit të besueshmërisë në punën gjyqësorit, por jam i mendimit se në këtë fazë dhe në ardhje të një pushtetit të ri, vetë Këshilli Gjyqësor, brenda kësaj përbërje, pasi që e dimë se emërohen me mandat 6 vjet dhe derisa t’u skadojë mandati ato nuk mund të emërohen të tjerë, qoftë nga radhët e gjykatësve apo Kuvendit, ata vetë duhet të respektojnë rregullat ligjore që burojnë nga dispozitat pozitive”, tha Ibrahim Bajrami, jurist.

Ndryshe, VMRO-DPMNE-ja, reformat në gjyqësor, premton se do t’i fillojë me shpërbërjen e trupave që zgjedhin gjyqtarët dhe prokurorët, pasi sipas tyre nuk kanë kredibilitet. Nga VMRO-ja sot nuk u deklaruan për këtë çështje për të cilën, opozita dyshon se anëtarët aktual do të zëvendësohen me persona lojal të pushtetit. /Alsat.mk

124
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 7 Qershor, 2024 19:38
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
124
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?