Mickoski: Të zgjidhet prokuror publik që do të jetë mbrojtës i drejtësisë 

Flaka
Botuar nga Flaka 26 Shkurt, 2025 23:22

Mickoski: Të zgjidhet prokuror publik që do të jetë mbrojtës i drejtësisë 

“Ajo që LSDM-ja e mbron Kocevskin dhe BDI-në është arsyeja kryesore dhe kushti të punojmë në kah të kundërt”, deklaron Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske për mënyrën se si i komenton akuzat e LSDM-së se po bëhet partizimi i organeve gjyqësore.

Kryeministri Mickoski theksoi se organet e drejtësisë nën kontrollin e LSDM-së dhe BDI-së janë të imponuara dhe të partizuara, duke pasur besim vetëm 2 përqind.

“Kjo do të thotë se kemi një sistem të imponuar dhe të partizuar tërësisht, i cili ka për qëllim të jetë mburoja e fundit, mbrojtësi i fundit i Qeverisë para më shumë se 8 muajsh iku në historinë e skenës politike të Maqedonisë dhe kjo është Qeveria e LSDM-së dhe BDI-së, ndonëse ata së bashku me Levicën funksionojnë jashtëzakonisht mirë dhe me efikasitet në opozitë dhe mendoj se do të vazhdojnë të funksionojnë për një kohë të gjatë si një koalicion”, theksoi ai dhe shtoi:

“Me vetë faktin që ata thonë se Kocevski nuk duhet të ndryshohet, ne duhet ta bëjmë të kundërtën, të bëjmë gjithçka që është në mundësitë tona për ta ndryshuar, pasi e dimë se çfarë mendojnë qytetarët për sistemin e drejtësisë nën kontrollin e këtij koalicioni të LSDM-së dhe BDI-së në të kaluarën, besimi është 2 deri në 3 përqind.”

Kryeministri Mickoski porositi se duhet të zgjidhet një prokuror publik që do të jetë mbrojtës i drejtësisë dhe jo mbrojtës i krimit dhe korrupsionit të LSDM-së dhe BDI-së.

“Kështu që unë pres që ky proces të përfundojë shpejt dhe në mënyrë efikase, të zgjidhet një prokuror që do të jetë mbrojtës i drejtësisë dhe jo mbrojtës i LSDM-së dhe BDI-së”, ishte decid  Mickoski.

276
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 26 Shkurt, 2025 23:22
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
276
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?