Microsoft ka bërë një pauzë në lançimin e një prej opsioneve të reja më të diskutueshme

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 18 Qershor, 2024 20:05

Microsoft ka bërë një pauzë në lançimin e një prej opsioneve të reja më të diskutueshme

Së pari një nga opsionet e reja të prezantuara nga Microsoft në kompjuterët me inteligjencë artificiale ishte Recall. Ky opsion gjurmon gjithçka që njerëzit bëjnë në kompjuterët e tyre, nga shfletimi në ueb te bisedat zanore, duke krijuar një histori të gjithë atij aktiviteti në mënyrë që përdoruesit të mund ta kërkojnë më vonë kur të kenë nevojë për atë informacion.

Vetë fakti që një kompjuter do të gjurmonte gjithçka që njerëzit bëjnë, ka ngritur shqetësime në lidhje me privatësinë e përdoruesve dhe fshehtësinë e të dhënave që ata përdorin në punën e tyre. Ekspertët e sigurisë kompjuterike kanë paralajmëruar se ky mjet mund ta bëjë më të lehtë për hakerat që të zhvillojnë mjete për të mbledhur informacionin e përdoruesit si fjalëkalimet dhe emrat e përdoruesve.

Pas ankesave të shumta, Microsoft fillimisht njoftoi se Recall nuk do të aktivizohej automatikisht, por se përdoruesi do ta aktivizonte sipas nevojave të tij dhe se do të prezantonte veçori shtesë sigurie si verifikimi shtesë i identitetit përmes Windows Hello. Megjithatë, ata tani i janë nënshtruar presionit dhe vendosën që Copilot+PC-të nuk do të vijnë të pajisur me Recall.

Siç tha Microsoft në një deklaratë zyrtare, Recall do të zhvendoset nga një “mjet i disponueshëm gjerësisht” në programin Windows Insiders të Microsoft, i cili lejon vetëm një pamje paraprake të veçorive, jo përdorimin aktiv.

Megjithatë, ata shtojnë se planifikojnë t’i bëjnë të gjitha mjetet e AI të disponueshme për të gjithë përdoruesit e Copilot+PC sapo të marrin reagime përmes programit WIP.

Ky vendim bazohet në angazhimin tonë për të ofruar një përvojë të sigurt, të vërtetuar dhe të plotë për të gjithë përdoruesit, sipas një postimi në blogun zyrtar.

101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 18 Qershor, 2024 20:05
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?