Ministrat e ardhshëm do të kalojnë filtrin partiak para se të arrijnë në Kuvend: Si do të duket qeveria e re?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 14 Qershor, 2024 22:44

Ministrat e ardhshëm do të kalojnë filtrin partiak para se të arrijnë në Kuvend: Si do të duket qeveria e re?

Këtë fundjavë definitivisht do të dihet se si do të jetë qeveria e re e udhëhequr nga mandatri Hristijan Mickoski, sepse kandidatët për ministra nga VMRO-DPMNE duhet të konfirmohen në seancat e Komitetit Ekzekutiv dhe të Kominitetit Qendror të së dielës në mbrëmje, përcjell FLAKA.

Siç dihet, ndarja e portofoleve ndërmjet partnerëve të ardhshëm të koalicionit qeveritar VMRO-DPMNE, VLEN dhe ZNAM ka kohë që ka përfunduar, ku të parat në kabinetin qeveritar kanë shpallur personelin e tyre partitë politike që janë pjesë e VLEN-it.

Kështu, lideri i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, do të jetë zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i ekologjisë, ndërsa lideri i Aleancës për Shqiptarët dhe kryetar ende aktual i Gostivarit, Arben Taravari do të jetë ministër i shëndetin.

Ndërsa dy liderët e tjerë nga koalicioni VLEN, njëri prej tyre – Afrim Gashi, personi i parë i Alternativës, tashmë është zgjedhur kryetar i Kuvendit. Kryetari i BESA-s, Bilall Kasami, mbetet kryetar i Komunës së Tetovës, por partia e tij do të ketë dy ministra.

Gjegjësisht, ata janë Fatmir Limani, i njohur edhe si i afërm i liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, i cili do të jetë në krye të Ministrisë së reformuar të Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë. I dyti është Besar Durmishi, i cili do të jetë ministër i Ekonomisë dhe Punës. Bashkëpartiaku i tyre Sedat Sulejmani do të jetë zëvendësministër i Kulturës dhe Turizmit.

Më tej, ministër pa portofol i ngarkuar për qeverisjen e mirë dhe transparencën nga ASH do të jetë Arben Fetai, i cili ka lindur dhe jeton në Bruksel. Ministri dhe zëvendëskryeministri i ardhshëm për Integrime Evropiane duhet të jetë staf i Alternativës dhe për këtë pozitë përmendet ish-ministri për shoqëri informative dhe administratë, Admirim Aliti.

Me përjashtim të Ministrive të Drejtësisë dhe Ministrisë së riorganizuar të Administratës, të cilat janë rezervuar nga ZNAM e Maksim Dimitrievskit, të gjitha portofolet e tjera janë në duart e VMRO-DPMNE-së. Partia nuk konfirmon asnjë nga emrat që janë përmendur në publik, duke thënë se mund të ketë ndryshim në momentin e fundit.

Por, sipas informacioneve jozyrtare që i kemi, ministër i Punëve të Brendshme sigurisht që do të jetë ministër në qeverinë teknike, Pançe Toshkovski. Ndonëse ishte në garë edhe për sekretar të përgjithshëm të qeverisë, megjithatë do të rikthehet në karrigen ministrore në Ministrinë e Brendshme, të cilën e la pas skadimit të mandatit të qeverisë së Përzhinës.

Po ashtu, pothuajse nuk ka dyshim se ministrja e ardhshme e financave do të jetë një bashkëpunëtore tjetër e ngushtë e Mickoskit – Gordana Dimitrieska-Koçoska, e cila është edhe nënkryetare e VMRO-DPMNE-së. Gjithashtu, tre nënkryetarët e tjerë të partisë me shumë gjasa do të jenë pjesë e qeverisë së ardhshme.

Në të njëjtën kohë, sipas burimeve tona, kryetar i tanishëm i Aerodromit, Timço Mucunski, do të jetë ministër i Punëve të Jashtme, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Vllado Misajlovski, ministër i Mbrojtjes, ndërsa Aleksandar Nikolloski do të jetë ministër i Punëve të Jashtme.

Në raport me portofolet e tjera, Vesna Janevska do të jetë ministre e Arsimit, Cvetan Tripunovski për Bujqësi, Stefan Andonovski për Digjitalizim, Sanja Bozhinovska për Energji, Zoran Ljutkov për Kulturë, Borko Risteski për Sport.

Përndryshe, Ministria e Marrëdhënieve Ndërkomunitare duhet t’i drejtohet njërit prej partnerëve “më të vegjël” të koalicionit, si Partia Demokratike e Serbëve apo Partia Socialiste, të cilët mund të marrin një portofol tjetër, me kusht, peshë më të vogël, si dhe ministri pa portofol.

Pas përcaktimit të të gjithë emrave në organet e partisë, mandatari Mickoski do t’i dorëzojë Kuvendit listën e propozimeve për ministra dhe programin e punës së Qeverisë, i cili, sipas njoftimeve, do të ketë disa ditë kohë për ta shqyrtuar propozimin pas së cilës do të vazhdojë me debat dhe votim. FLAKA

125
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 14 Qershor, 2024 22:44
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
125
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?