Ministri ekstremist izraelit: Mbi 120.000 ar’më të shpërndara midis kolonëve izraelitë që nga fillimi i luftës në Gaza

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 8 Tetor, 2024 20:37

Ministri ekstremist izraelit: Mbi 120.000 ar’më të shpërndara midis kolonëve izraelitë që nga fillimi i luftës në Gaza

Mbi 120.000 armë zjarri janë shpërndarë mes kolonëve izraelitë që nga shpërthimi i luftës së Gazës vitin e kaluar, tha sot ministri i Sigurisë Kombëtare i ekstremit të djathtë, Itamar Ben-Gvir, transmeton Anadolu.

Ben-Gvir, lider i Partisë së Fuqisë Hebreje të ekstremit të djathtë, tha se ka në plan të vazhdojë të armatosë kolonët në Bregun Perëndimor dhe pranë kufirit me Gazën dhe Libanin.

“Mbi 120.000 armë u shpërndanë mes qytetarëve të kualifikuar, ndërsa dhjetëra mijëra të tjera kanë marrë miratime të kushtëzuara”, tha ai në llogarinë e tij në X.

“Ne synojmë të vazhdojmë të armatosim Izraelin. Kjo është ajo që bëmë dhe këtë do të vazhdojmë të bëjmë”, shtoi ai.

Ministri ekstremist u zotua të “vazhdojmë të punojmë me të gjitha forcat për fitore të plotë, në Gaza, në Liban dhe në Iran, dhe kudo që armiku ynë shkel me këmbë derisa të gjithë të rrëmbyerit të kthehen në shtëpi”.

Izraeli ka vazhduar ofensivën e tij brutale në Rripin e Gazës pas një sulmi nga grupi palestinez Hamas vitin e kaluar, pavarësisht një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm.

Rreth 42.000 njerëz janë vrarë që atëherë, kryesisht gra dhe fëmijë, dhe mbi 97.300 të tjerë janë plagosur, sipas autoriteteve lokale shëndetësore.

Konflikti është përhapur në Liban, me ushtrinë izraelite që ka kryer sulme masive ajrore kundër atyre që pretendon se janë objektiva të Hezbollahut, duke vrarë më shumë se 1.200 njerëz dhe duke plagosur mbi 3.400 të tjerë që nga 23 shtatori, sipas autoriteteve libaneze.

Pavarësisht paralajmërimeve ndërkombëtare se rajoni i Lindjes së Mesme është në prag të një lufte rajonale mes sulmeve brutale të Izraelit në Gaza dhe Liban, Tel Avivi e ka zgjeruar konfliktin duke nisur më 1 tetor një pushtim tokësor në Libanin jugor.

107
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 8 Tetor, 2024 20:37
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
107
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?