Ministria e Drejtësisë “u ngjall”: Bankat detyrohen ta përdorin gjuhën shqipe, i ngelet Inspektoratit të veprojë

Flaka
Botuar nga Flaka 15 Maj, 2024 21:07

Ministria e Drejtësisë “u ngjall”: Bankat detyrohen ta përdorin gjuhën shqipe, i ngelet Inspektoratit të veprojë

Bankat në Maqedoninë e Veriut duhet të përdorin gjuhën shqipe. Kjo është përgjigja e Ministrisë së Drejtësisë ndaj kërkesës së Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve nëse bankat duhet të pranojnë dokumente zyrtare në gjuhën shqipe, shkruan Portalb.mk.

Edhe pse nga Inspektorati i janë drejtuar Ministrisë së Drejtësisë që në fund të muajit shkurt, konkretisht më 27.02.2024, sipas dokumentit që Portalb.mk e siguroi nga ministri Krenar Lloga, Ministria përgjigje ka kthyer në fund të muajit prill, më 30.04.2024.

“Ligji për përdorimin e gjuhëve përcakton se gjuhë zyrtare, përveç gjuhës dhe shkrimit maqedonas, është gjuha dhe shkrimi që e flasin 20% e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe duhet të përdoret nga bankat dhe personat e tjerë juridikë që ushtrojnë kompetenca publike në përputhje me ligjin gjatë mbledhjes së dispozitave dhe burimeve të tjera të kthyeshme të mjeteve”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Drejtësisë.

https://www.canva.com/design/DAGFS5CVm_Q/BQSWg-ofzK2AJly9sknbWg/view?embed

Tani që përgjigja e ministrisë është publike, pritet të veprojë Inspektorati. Nga atje, sot nuk kemi marrë përgjigje, ndërkaq dje (14.05.2024) në mëngjes thanë se nuk e kanë pranuar ende përgjigjen e ministrisë. Në deklaratën e dhënë Portalbit më 24 mars, nga Inspektorati për Përdorimin e Gjuhëve gjithashtu thanë se presin përgjigje nga Ministria e Drejtësisë që të mund të veprojnë sepse “nuk e kishin të qartë nëse mundin ose jo t’i gjobitin bankat për moszbatimin e gjuhës shqipe”.

Kujtojmë se qëndrimi i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës është se bankat private në Maqedoninë e Veriut obligohen të pranojnë dokumente zyrtare në gjuhën shqipe të lëshuara nga institucionet shtetërore dhe të zbatojnë Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve, por në praktikë bankat nuk e bëjnë këtë dhe arsyetohen se nuk e kanë për obligim.

112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 15 Maj, 2024 21:07
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?