Ministria e Financave ka dhënë pëlqim për 38 vende të reja të punës në Ansamblin e Këngëve dhe valleve shqipe.
Kjo u konfirmua nga Ministria e Kulturës, nga ku shpjegojnë se pëlqimin e kanë procesuar deri tek ushtruesi i detyrës drejtor i Ansamblity, ndërsa konkursi pritet të shpallet zyrtarisht javën e ardhshme.
Kujtojmë se Ansambli i këngëve dhe valleve shqipe muaj më parë mbeti pa të punësuar, për shkak të mos vazhdimit të kontratave për 34 persona.
Kjo situatë nxiti përplasje mes të punësuarve dhe ish drejtorit Shkodran Tolajt, i cili u shkarkua nga detyra pas kontrolleve të jashtëzakonshme të inspektoratit, ku janë konstatuar një sërë shkeljesh dhe keqpërdorimesh nga ana e tij./ Alsat.mk
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Driton Zenku
10 Tetor, 2024 19:23
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.