Miratohet kërkesa – 29 deputetë do të paguhen nga Kuvendi edhe për 1 vit pa qenë deputet

Flaka
Botuar nga Flaka 4 Qershor, 2024 19:22

Miratohet kërkesa – 29 deputetë do të paguhen nga Kuvendi edhe për 1 vit pa qenë deputet

Anëtarët e Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime në seancën e sotme e kanë pranuar kërkesën e ish-presidentit të Maqedonisë Stevo Pendarovski për suspendim të së drejtës për pension që ai e ka dorëzuar në Kuvend më 15 maj.

Komisioni sot gjithashtu pranoi kërkesën për apanazh (pension për 1 vit, pa qenë deputet) për 29 deputetë të përbërjes së kaluar. Kryetari i Komisionit Gjorgjija Sajkoski, njoftoi se janë dorëzuar edhe kërkesa tjera dhe janë duke u shqyrtuar.

Sipas dispozitave ligjore, apanazhi është në masën e pagës së deputetit dhe paguhet nga Kuvendi, përkatësisht organizata në të cilën personi mbante detyrën.

Sipas informacioneve nga Kuvendi, 57 deputetë të përbërjes së kaluar kanë të drejtë apanazhi pasi nuk janë pjesë e përbërjes së re. Afati për paraqitjen e kërkesave për apanazh ka filluar në ditën e verifikimit të mandateve të deputetëve të përbërjes së re parlamentare 2024-2028 dhe përfundon për 30 ditë, pra më 28 qershor.

Dhjetë anëtarë të Komisionit votuan “për” ushtrimin e së drejtës së apanazhit për ish-deputetët, ndërsa vetëm deputeti i “Të majtës” Borislav Krmov votoi kundër.

124
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 4 Qershor, 2024 19:22
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
124
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?