Mitsotakis: Iniciativë e palejueshme e presidentes së re të Maqedonisë së Veriut

Flaka
Botuar nga Flaka 13 Maj, 2024 09:49 Përditësuar

Mitsotakis: Iniciativë e palejueshme e presidentes së re të Maqedonisë së Veriut

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis e cilësoi vendimin e Gordana Siljanovska Davkovës për të përdorur emrin Maqedoni gjatë inaugurimit të saj si të paligjshëm, të palejueshëm dhe provokues, dhe në të njëjtën kohë i bëri thirrje presidentes së re “që t’u kthehet detyrave të saj ligjore dhe sjelljeve që dalin nga roli i saj”, por tha gjithashtu se “çdo hap i Shkupit drejt Evropës”, ndër të tjera, varet nga përdorimi i emrit kushtetues, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Në një postim në Facebook të publikuar herët në mëngjes, Mitsotakis kujton qëndrimet e Demokracisë së Re kur ishte në opozitë, thekson se Greqia nuk pranon lëshime të tilla dhe tregon se emri, shmangia e provokimeve dhe respektimi i Marrëveshjes së Prespës janë vendimtare për progresin e marrëdhënieve dypalëshe dhe perspektivës evropiane për vendin.
“Zgjedhja provokuese e presidentes së re të Maqedonisë së Veriut për të shkelur tekstin zyrtar të betimit dhe për ta quajtur vendin me një emër tjetër është një nismë e paligjshme dhe e palejueshme.

Një akt që shkel Marrëveshjen e Prespës dhe vetë kushtetutën e vendit të saj. Por edhe duke minuar të ardhmen e vendit, siç është deklaruar tashmë nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe presidenti i Këshillit Evropian”, Charles Michel, ka shkruar kryeministri grek.

112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 13 Maj, 2024 09:49 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?