Mosfunksionimi i aeroplanit qeveritar, pamundëson udhëtimin e krerëve të shtetit jashtë vendit!

Flaka
Botuar nga Flaka 8 Dhjetor, 2024 15:33

Mosfunksionimi i aeroplanit qeveritar, pamundëson udhëtimin e krerëve të shtetit jashtë vendit!

Pas njoftimeve në media se presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska Davkova do të merr pjesë në ceremoninë e hapjes së Katedrales së rinovuar Notre Dame në Paris, janë sqaruar nga presidenca.

Ata bëjnë të ditur se ajo nuk ka shkuar në Francë.

“Kabineti i Presidentes Gordana Siljanovska Davkova e ka njoftuar kabinetin e presidentit të Francës, Emmanuel Macron, se nuk është në gjendje të udhëtojë për shkak të mosfunksionimit të aeroplanit qeveritar me të cilin planifikonte të udhëtonte për në Paris”, thonë nga atje.

Avioni qeveritar me të cilin presidentja Gordana Siljanovska-Davkova duhej të udhëtonte për në Paris për ceremoninë e hapjes së Katedrales Notre Dame është prishur më 3 dhjetor, në momentin kur kryeparlamentari Afrim Gashi ishte nisur për në Suedi.

Drejtori i Shërbimit për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkët, Ivica Tomovski, tha për SDK se aktualisht janë duke u bërë analiza dhe testime shtesë, me qëllim të kthimit të tij në komunikacion.

“Defekti i një instrumenti të tillë nuk lejon funksionimin e fluturimit, as ndezjen e motorëve dhe duhet zëvendësuar.

“Një instrument i ri ka ardhur më 4 dhjetor dhe pas ndërrimit të tij, aeroplani është kthyer në Shkup, ku bëhen analiza dhe teste shtesë para se të kthehet në funksionim”, tha Tomovski.

Avion “Learjet 60” i vitit 2004 i Qeverisë, një aeroplan biznesi që ka një varg rrugësh të mesme, pra mund të fluturojë në Evropë dhe në Lindjen e Afërt, por jo fluturime transoqeanike.

Tomovski në “Daily Click” më 23 shtator të këtij viti ka deklaruar se janë shpenzuar miliona euro për riparime, por më nuk prodhohen as pjesë, gjegjësisht përdoren pjesë të riparuara.

22
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 8 Dhjetor, 2024 15:33
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
22
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?