Qytetarët e Maqedonisë nuk duhet të udhëtojnë në Izrael, Iran dhe Liban, përcjell FLAKA.
Sulmi i mbrëmshëm me raketa iraniane ndaj Izraelit dhe sulmi terrorist në Tel Aviv u dënuan edhe nga Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë (MPJ), nga ku u bënë thirrje qytetarëve nga RMV-ja që të shtyjnë udhëtimet e tyre në Izrael, Iran dhe Liban, për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë në Lindjen e Mesme.
MPJ u bëri thirrje qytetarëve të Maqedonisë që aktualisht ndodhen në territorin e këtyre vendeve që të respektojnë udhëzimet e autoriteteve lokale dhe të reduktojnë lëvizjen në minimum. Ministria e Punëve të Jashtme njofton gjithashtu se ambasada në Tel Aviv tashmë ka kontaktuar me institucionet kompetente të Izraelit, për të konfirmuar se në mesin e viktimave dhe të lënduarve nuk ka shtetas të Maqedonisë.
Shpërthime u raportuan në dhjetëra vende në të gjithë vendin dhe mijëra izraelitë e kaluan natën në strehimore. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu njoftoi hakmarrjen për sulmin. Ai tha se Irani bëri një gabim dhe do të paguajë për të. FLAKA
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Driton Zenku
2 Tetor, 2024 22:11
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.