MSH: Për murin pas Klinikës së Fëmijëve duhet gjetur zgjidhje me Qytetin e Shkupit dhe Komunën Qendër

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 11 Qershor, 2024 19:20

MSH: Për murin pas Klinikës së Fëmijëve duhet gjetur zgjidhje me Qytetin e Shkupit dhe Komunën Qendër

Nga Ministria e Shëndetësisë (MSH) sot njoftuan se është e nevojshme të gjindet zgjidhje e përbashkët me Qytetin e Shkupit dhe Komunën Qendër, rreth murit mbrojtës të shembur në Klinikën e Fëmijëve.

Siç sqarojnë nga MSH-ja, muri mbrojtës i rënë pas Klinikës së Sëmundjeve të Fëmijëve është ndërtuar në tokë shtetërore, ndërsa Ministria nuk ka të drejtë të regjistrohet për shfrytëzim të përhershëm të tokës.

“Secili nga objektet në Qendrën Klinike ka të drejtën e shfrytëzimit të objekteve, por nuk i është dhënë e drejta e përhershme për shfrytëzimin e tokës përreth klinikave. Në interes të qytetarëve, është e nevojshme të gjendet një zgjidhje e menjëhershme në përpjekje të përbashkëta me institucionet kompetente, Qytetin e Shkupit dhe Komunën Qendër, të cilat duhet të jenë iniciatorë për zgjidhjen e problemit, për shkak se bëhet fjalë për rrugë, dhe shërbimet kompetente inspektuese duhet të japin mendim për sigurinë aktuale”, thuhet në njoftimin e sotëm.

Më herët gjatë ditës së sotme Komuna e Qendrës ka lëshuar një komunikatë, në të cilën ka mohuar ashpër “pretendimet dhe spekulimet se sanimi i murit mbrojtës të Qendrës Klinike dhe rruga “Belgradska” janë përgjegjësi e komunës”.

Qendra për menaxhimin e krizave (QMK) dje apeloi tek institucionet kompetente që të koordinohen dhe të zgjidhin menjëherë problemin me murin mbrojtës.

Drejtori i QMK-së, Stojçe Angellov tha se në rastin më të keq mund të shembet jo vetëm muri, por edhe një pjesë e rrugës ku kalojnë automjetet.

“Mund të vijë deri te një tragjedi më e madhe ku do të përfshihen edhe automjetet. Në rrezik janë jetët e njerëzve, shëndeti, por edhe pasuria e njerëzve, referuar automjeteve të parkuara poshtë murit”, sqaroi Angellov.

124
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 11 Qershor, 2024 19:20
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
124
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?