Mucunski në Bruksel, Qeveria e re, fuqishëm e fokusuar në eurointegrimet
Proceset integruese evropiane, mënyrat e forcimit të bashkëpunimit dhe prezenca e BE-së në Ballkanit Perëndimor, janë temat që diskutohen në takimin e ministrave të Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Luksemburg. Pikërisht me këtë takim ministror e ka nisur ditën e parë të mandatit shefi i ri i diplomacisë së vendit, Timço Mucunski. Ai në një deklaratë për servisin publik thotë se në këtë takim do të përcjellë qëndrimin se sa është i rëndësishëm procesi integrues për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor, sidomos marrë parasysh kontestin aktual gjeopolitik.
“Qeveria e re e udhëhequr nga Hristijan Mickoski do të jetë fuqishëm e fokusuar në procesin integrues të vendit tonë dhe do të jemi të fokusuar që të bëjmë reforma. Reforma që do të thonë reforma konkrete në fushën e sundimit të së drejtës, luftën kundër korrupsionit. Gjithçka që do të jetë e nevojshme për të bërë vendin tonë storje të vërtetë evropiane.”, – deklaroi ministri i Punëve dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski.
Mospërdorimi i emrit kushtetues, Gerapetritis: Shkelje e Marrëveshjes së Prespës
Para fillimit të takimit të Këshillit të Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian në Luksemburg, shefi i diplomacisë greke, Jorgos Gerapetritis, ka reaguar ndaj mospërdorimit të emrit kushtetues nga udhëheqësia e re e shtetit. Për të, mospërdorimi i emrit kushtetues paraqet shkelje flagrante të Marrëveshjes së Prespës.
“Shteti dhe lidershipi politik i Maqedonisë së Veriut zgjodhën të mos përdorin emrin kushtetues, Maqedonia e Veriut, në skenën e brendshme. Është shkelje flagrante e Marrëveshjes së Prespës, e cila përcakton se emri i shtetit do të jetë një dhe i vetëm (erga omnes) për përdorim të përgjithshëm dhe ai është Maqedonia e Veriut. Pa respektimin e plotë të legjislacionit evropian dhe pa respektimin e plotë të ligjit ndërkombëtar dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, është e paimagjinueshme.”, – theksoi ministri i Punëve të Jashtme greke, Jorgos Gerapetritis.
Mucunski: Integrimet të mos ngarkohen me konteste bilaterale
Mucunski decid, vendi dëshiron përparim në rrugën evropiane, bazuar në vlera dhe kritere që vetë BE-ja i kërkon, por procesi nuk duhet të ngarkohet me konteste bilaterale.
“Vlerësojmë se procesi i integrimit evropian nuk duhet të jetë i ngarkuar me konteste bilaterale dhe në atë drejtim do të flasim. Do të shfrytëzojmë dialog dhe mekanizma të diplomacisë që të arrijmë sukses, sukses që për vendin do të thotë përparim.”, – u shpreh ministri i Punëve dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski.
Betimin si kryeministër, Mickoski e bëri me emrin kushtetues të vendit. Ai ditë më parë ka deklaruar se emrin kushtetues do ta përdorë edhe jashtë vendit, por nuk do të heqë dorë nga qëndrimi që emrin Maqedoni ta përdorë në skenën e brendshme politike.
















