Mucunski: Takim i shkëlqyeshëm dhe konstruktiv me Gerapetritisin

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 23 Shtator, 2024 21:00 Përditësuar

Mucunski: Takim i shkëlqyeshëm dhe konstruktiv me Gerapetritisin

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski takimin e sotëm të parë dypalësh me homologun e tij grek Jorgos Gerapetritis e vlerësoi si të shkëlqyer, pozitiv dhe konstruktiv. Në takimin i cili u mbajt në hapësirat e Misionit të Greqisë në KB në Nju Jork, ishte hapur çështja edhe për zbatimin e Marrëveshjes së Prespës.

“Vlerësoj se në frymën e besimit të mirë dhe në frymën e respektimit të detyrimeve të cilat dalin nga e drejta ndërkombëtare publike bashkërisht do të punojmë të gjithë që t’i realizojmë detyrimet të cilat i kemi”, deklaroi Mucunski pas takimit, informon raportuesja e MIA-s nga Nju Jorku.

Duke e vlerësuar takimin si të shkëlqyer, pozitiv dhe konstruktiv, ministri informoi se në të është biseduar “shumë më shumë për atë që mund të na bashkojë se sa për atë që mund të na ndajë”.

“Folëm për korridorin 10, për lidhjen energjetike, për stimulimin e tregtisë dhe aktivitetin afarist nga të dyja palët për nevojën e përmirësimit të marrëdhënieve të ndërsjella politike dhe për atë se si ta lëvizim procesin e integrimit evropian”, tha Mucunski. 

Ne si vend i vogël i cili nuk del në det, theksoi ai, rëndësi të veçantë i kushtojmë të drejtës publike ndërkombëtare sepse kjo për neve është shumë më e rëndësishme nga më shumë pikëpamje strategjike.

Prandaj mendoj se është mirë që u takuam. Ramë dakord që të kemi edhe më tutje komunikim aktiv në lidhje me sfidat që sigurisht do të lindin mes dy vendeve. Ne presim që takimi i sotëm të jetë hapja e një faqeje të re në marrëdhëniet e komunikimit të mirë mes dy qeverive dhe do të them sërish të diskutojmë shumë projekte që mund t’i realizojmë bashkërisht, të cilat do të sjellin mirëqenie ekonomike për të dy vendet dhe popujt e të dy shteteve dhe lidhje më e mirë nga pikëpamja e infrastrukturës dhe energjisë, tha Mucunski.

Hapat e parë që duhet të merren dhe për të cilat është biseduar, tha ai, janë dinamikë e fuqizuar e takimeve mes të dyja palëve, jo vetëm mes ministrave të punëve të jashtme dhe dikastereve të tjera të cilat kanë tema të përbashkëta të interesit, në interes të të dy vendeve.

“Folëm për fuqizimin e shkëmbimit tregtar mes të dyja palëve me disa ide konkrete të cilat do të dalin në të ardhmen. Mendoj se nëse marrim hapa pozitivë marrëdhëniet do të bëhen gjithnjë e më të mira dhe më të mira”, tha Mucunski.

Ai i bëri thirrje ministrit grek të punëve të jashtme Gerapetritis që kur të mundet të vijë për vizitë në vendin tonë.

Ministri tha se deri më tani nuk ka paralajmërim për takime në nivel të presidentëve ose kryeministrave.

Mucunski dhe homologu i tij grek marrin pjesë në aktivitetet në kuadër të të Asamblesë së 79-të të Përgjithshme të KB-së në Nju Jork. Këtu gjithashtu është edhe presidentja Gordana Siljanovska Davkova, zëvendëskryeministri Izet Mexhiti, ndërsa sot do të shkojë edhe ministri i Shëndetësisë Arben Taravari. Në Nju Jork është edhe kryeministri grek Kirjakos Micotakis, por gjithashtu edhe shumë liderë të tjerë botërorë. 

244
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 23 Shtator, 2024 21:00 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
244
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?