Mungesa e ajrit – Shumica e pacientëve janë transferuar në dy spitalet tjera të Shkupit

Flaka
Botuar nga Flaka 6 Qershor, 2024 19:02

Mungesa e ajrit – Shumica e pacientëve janë transferuar në dy spitalet tjera të Shkupit

Përderisa autoritetet po përpiqen të sanojnë defektin me ajrin e komprimuar në Klinikën e Kirurgjisë, lista e gjatë e pritjes së pacientëve për intervenim po rritet, shkruan Alsat.

Ndonëse po intervenohet vetëm për rastet urgjente, shumica e pacientëve janë transferuar në dy spitalet tjera të Shkupit.

Në repartin e traumës në Klinikën e Ortopedisë kirurgu Aleksandar Trajanovski, tha se mezi po arrijnë të trajtojnë vetëm gjysmën e pacientëve që kanë terminë ditorë. Bëri thirrje që problemi të zgjidhet sa më shpejtë që të jetë e mundur.

“Kjo është zgjidhje e përkohshme sepse e shihni çfarë ngarkese mban Qendra Klinike, kështu që patjetër duhet të organizohemi brenda për të punuar, në mënyrë që kjo situatë mos të ndihet tek pacientët dhe të ulim presionin tek spitalet tjera. Në këtë situatë alarmante, ne nuk mund të ulemi dhe të mos operojmë”, tha Aleksandar Trajanovski, Drejtor i Klinikës së Ortopedisë.

Ndërkaq në Spitalin “8 Shtatori” tani tri javë janë dyfishuar intervenimet. Në një kujdestari më herët janë bërë 2-3 ndërhyrje, ndërsa tani po realizohen deri më 10 operacione brenda ditës.

Kreu i këtij spitali Hristijan Kostov, tha se janë në prag të kollabimit të sistemit nga mungesa e personelit dhe shtimi i intervenimeve, kërkojnë urgjentisht të rishpërndahet personeli mjekësor aty ku është nevoja.

“Ka shtim të lartë të pacientëve, të cilën në bazë ditore brenda 24 orëve realizohen 8-10 operacione. Ne po bëjmë përpjekje ti pranojmë të gjithë pacientët, posaçërisht ata me probleme abdominale sepse ato janë me rrezik jete dhe e kanë patjetër të operohen. Nuk e di përse rastet abdominale të gjitha vijnë këtu sipas gjitha gjasave në Klinikë nuk ka asnjë intervenim për kirurgjinë abdominale. Ky është problem!”, u shpreh Hristija Kostov, Drejtor i Spitalit “8 Shtatori”.

Sikurse në ish Spitalin ushtarak ashtu edhe në Spitalin e Qytetit “Shën Naum i Ohrit” ka mungesë të theksuar të personelit mjekësor dhe spitalor.

Këto dy institucione me shkresë zyrtare kërkojnë nga Ministria e Shëndetësisë tu çojnë 10-20 doktorë, infermierë, staf teknik dhe mjekësor./ Alsat.mk

124
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 6 Qershor, 2024 19:02
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
124
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?