Prokuroria Themelore Publike Shkup ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetuese kundër personit i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale – Prodhim, posedim, ndërmjetësim dhe tregtim i paautorizuar i armëve apo lëndëve shpërthyese”.
I dyshuari, një pensionist 66-vjeçar, në shtëpinë e tij në Kozle, kishte posedim të paautorizuar të municionit dhe lëndëve plasëse që janë të ndaluara për qytetarët – një granatë dore e mbushur me 100 g. eksploziv TNT dhe një çakmak, 181 fishekë të kalibrave të ndryshëm të destinuar për pushkë automatike dhe mitralozë të rëndë, gjashtë kavanoza plumbash të madhësive të ndryshme me masë totale rreth 2800 gram, katër thasë najloni me barut dhe dy vegla për prodhimin e municioneve të gjuetisë.
Për shkak të rrezikut të arratisjes dhe mundësinë e përsëritjes së veprës penale, prokurori publik i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup propozim për caktimin e masës arrest shtëpiak për të dyshuarin.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Driton Zenku
3 Tetor, 2024 19:14
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.