Ndarja e “kulaçit” qeverisës, Shaqiri: VLEN-i i kënaqur, por gjithmonë mundet më mirë

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 10 Qershor, 2024 19:51

Ndarja e “kulaçit” qeverisës, Shaqiri: VLEN-i i kënaqur, por gjithmonë mundet më mirë

Kryeparlamentari, 6 ministri e disa digastere tjera të cilët arritën t’i marrin në marrëveshje me VMRO DPMNE-në, për VLEN janë të kënaqshme. Kështu u shpreh deputeti i këtij koalicioni Rijad Shaqiri në Daily Click, i cili megjithatë thotë se gjithmonë mundet më mirë. Ai gjithashtu shton se kjo ndarje nuk është fikse.

Në kuadër të ndarjes çdo herë mundet të jetë edhe më mirë. Është një ndarje për të cilën kemi konsideruar se është e kënaqshëm por nuk është fikse. Me kalimin e kohës gjatë zbatimit të programit qeverisës do të shohim se ku i kemi kapacitetet të resurseve njerëzore ku mund të kontribuojnë në digasteret të caktuara dhe ndoshta mund të ketë ndonjë riorganizim te qeverisë”, tha Shqairi.

Sipas asaj që është publikuar deri tani, VMRO DPMNE do i mbaj për vete ministritë më të rëndësishme si financat, ministrinë e brendshme, ministrinë e brendshme e kështu me radhë. Por Shaqiri thotë se financat u drejtuan nga një shqiptar në Qeverinë e kaluar, megjithatë siç shtoi mjeteve buxhetore për komunat shqiptare kanë qenë të pakta.

 “Ne deri tani kemi pasur ministrinë e financave shqiptar z.Fatmir Besimi por nëse bëjmë analizë sa prej mjeteve buxhetore janë destinuar komunat shqiptare është një paralele, njësoj sa ka qenë edhe Nikolla Popovski i LSDM, nuk ka pasur ndonjë dallim. Neve na duhet qëndrim politik kundrejt koalicionit, me njerëz të cilat kanë dinjitet personal dhe politik”, u shpreh Shaqiri.

Shaqiri foli edhe për legjitimitetin për të cilin e konteston Fronti Europian. Sipas tij, VLEN është përfaqësuesi legjitim i shqiptarëve dhe se këtë koalicion në Qeveri  e çon vota shqiptare”.

124
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 10 Qershor, 2024 19:51
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
124
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?