Ndërtimi përballë Shtëpisë së Pleqve në Çair, pronari thotë se ka leje, komuna demanton

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 3 Tetor, 2024 19:33

Ndërtimi përballë Shtëpisë së Pleqve në Çair, pronari thotë se ka leje, komuna demanton

Paraditen e sotme sërish kanë rifilluar punimet për ndërtimin e një ndërtese në afërsi të shtëpisë së pleqëve në Çair. Pronari i objektit në ndërtim tha se i është miratuar leja e ndërtimit nga komuna e Çairit. Ndërkaq nga komuna e Çairit të pyetur nga TV SHENJA thanë se akoma nuk i është dhënë leje ndërtimi dhe deri në marrjen e lejës nuk mund të ndërtohet ndërtesa.

KOMUNA E ÇAIRIT

“Nga Komuna e Çairit, pronarit të hapësirës i është dhënë leje për vendosjen e rrethores (murit mbrojtës), që të sigurohet ajo pjesë nga shembja. Deri në marrjen e lejes për ndërtim, në atë pjesë nuk mund të ndërtohet ndërtesë”.

Ndërsa, Drejtori i shtëpisë së pleqëve Mevaip Ramadani tha se ky ndërtim është bërë problematik për banorët e shtëpisë së pleqëve pasi që në atë vend hudhen mbeturina dhe ajo rrezikon shëndetin e tyre. Ai thotë se problem kanë edhe me tubat e ujit të cilat janë lënë mbi tokë.

MEVAIP RAMADANI, DREJTOR I SHTËPISË SË PLEQËVE

Ne disa here kemi intervenuar se këtu po punohet diçka, na janë lajmëruar se ata kanë pasur probleme se nuk kanë pasur dokumentacion por tash kemi informacione se ato dokumentacionet I presin, por e vazhdojnë punën, na treguan se çdo gjë është në rregull dhe një dokument gjoja se prej komunës do ta sigurojnë dhe të fillojnë me punën”.

Objekti pranë shtëpisë së pleqëve disa herë ka filluar dhe ka ndërprerë punimet. Fillimisht të moshuarit që banojnë aty dolën kundër këtij objekti pasi që i njejti siç thanë ata e pengon pamjen dhe hapësirën pranë dhomave të tyre.

/SHENJA/

260
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 3 Tetor, 2024 19:33
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
260
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?