Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka marrë një donacion prej një milioni euro për pajisje filtrimi ajri, të dhuruara nga një kompani vendore. Pajisjet do të shpërndahen në kopshte, shkolla, spitale dhe institucione publike për të përmirësuar cilësinë e ajrit.
Kryeministri Hristijan Mickoski theksoi se donacioni do të ofrojë ajër të pastër për kategoritë e cenueshme dhe do të kontribuojë në krijimin e një shoqërie më të shëndetshme. Sidoqoftë, ende nuk dihet se cilat institucione do të përfshihen dhe kur do të shpërndahen pajisjet.
Për këtë arsye, Qeveria atje ka theksuar se do të bëhet një proces vlerësimi për të përcaktuar nevojat e institucioneve, raporton Alsat-M. Protestat për ndotjen e ajrit vazhdojnë, me kërkesa për masa më të forta dhe transparencë.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
19 Shkurt, 2025 16:49
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.