Tashmë nuk ka më dyshime! Modelja bukuroshe Adrola Dushi dhe këngëtari i famshëm Capital T janë në një lidhje dashurie. Lajmin e ka konfirmuar edhe vetë bukuroshja në emisionin ‘S’e Luan Topi’. Edhe pse nuk e tha emrin, Adrola tha se është e dashuruar me ‘djalin më të bukur shqiptar’.
Ama së fundmi sapo është vërtetuar më shumë se të dy janë në një lidhje. Kjo pasi në episodin e djeshëm të “Pushime On Top”, ku Capital T ka performuar në “South Outdor Festival”, Adrola nuk ka mundur t’i shpëtojë nga kamerat,ku ndodhej mes audiencën duke shijuar koncertin dhe këngët e Capital T. I pyetur nga gazetarët për jetën e tij personale Capital T u përgjigj:
“Për çdo pikëpyetje do të përgjigjem në kohën e duhur, njerëzit përreth e dinë, po thjesht, unë nuk kam dashur të prononcohem, shpesh e kom cek, nuk i preferoj pjesët e portaleve e skandaleve. E di që i ndihmojnë shumë artistëve, në mënyrë për me e promovu projektin. Edhe normalisht me kon një çift që është i fuqishëm i ndihmojnë njëri-tjetrit, por unë kam pas dëshirë me u njoft vetëm për muzikë”.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Driton Zenku
27 Qershor, 2024 20:46
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.