Në LD anëtarësime të reja, ASH-Sela akuzon që keqpërdoren zyrat e shtetit për qëllime partiake

Flaka
Botuar nga Flaka 22 Dhjetor, 2024 22:42

Në LD anëtarësime të reja, ASH-Sela akuzon që  keqpërdoren zyrat e shtetit për qëllime partiake

Partisë së Mexhitit i janë bashkëngjitur edhe Albinot Xheladini – Jurist i diplomuar, Dr. Meriton Alija – Stomatolog dhe Bleon Alija – Student i vitit të fundit në mjekësi të përgjithshme. Nga Lëvizja Demokratike shprehen mirëseardhje për anëtarët e rinjë, me porosinë që bashkërisht do të ndërtojnë një të ardhme më të mirë!

Pritja e tyre në zyrat qeveritare, ngjalli reagimin e ASH-së së Ziadin Selës. Kjo parti llogarit që Institucionet shtetërore dhe zyrat e shtetit po shndërohen në shtabe partiake.

Sipas tyre, funksionarët e VLEN çdo ditë e më tepër po keqpërdorin zyrat e shtetit për aktivitete dhe qëllime të ndryshme partiakem, ku sipas tyre, në zyrat e ministrive mbahen takime me strukturat partiake, promovohen anëtarë dhe mbahen edhe mbledhje të degëve.

“Së fundmi, zëvendëskryeministri Izet Mexhiti, në ditë fundjave ka zhvilluar takim me anëtarë partiak në zyrat e ministrisë së tij dhe prej aty ka publikuar fotorafi për qëllime propagandistike partiake” – thonë nga ASH-ja.

Këto veprime janë forma më e ulët e keqpërdorimit të pushtetit dhe degratimit të vetë shtetit. Zyrat dhe ministritë, sipas ASH-së, duhet të shërbejnë për punë në dobi të qytetarëve dhe jo për qëllime partiake.

“Ftojmë Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe të gjtha organet kimpetente që të sanksionojnë këtë shkelje të rëndë nga zyrtarët qeveritarë të koalicionit Vlen. Pyesim zëvendëskryeministrin për qeverisje të mirë se a i sheh çfarë bëjnë bashkëpartiakët e tij, apo ai është aty për t’i mbrojtur ata dhe keqpërdorimet e tyre” – thuhet në reagimin e ASH-së. 

262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 22 Dhjetor, 2024 22:42
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?