Në mesin e të arrestuarve janë edhe ish krerët e EMV-së Vasko Kovaçevski dhe Ardijan Muça

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Dhjetor, 2024 10:44

Në mesin e të arrestuarve janë edhe ish krerët e EMV-së Vasko Kovaçevski dhe Ardijan Muça

29 persona janë të dyshuar për organizimin e një shoqërie kriminale për abuzim me një thirrje publike për blerjen e aditivëve, duke shkaktuar një dëm prej 6.5 milionë eurosh. Në mesin e të arrestuarve janë edhe ish krerët e EMV-së Vasko Kovaçevski dhe Ardijan Muça.

Vasko Kovaçevski, ish-drejtori i EMV-së dhe ish-anëtar i Bordit të Drejtorëve të kompanisë, është një nga emrat e njohur që janë përfshirë në aksionin e sotëm të Ministrisë së Punëve të Brendshme për zbardhjen e disa veprave të lidhura me krimin e madh në RЕК Manastir, në TЕC Oslomej dhe TЕC Negotino, për të cilat është folur prej kohësh.

Drejtori komercial i EMV-së, Ardijan Muça, është i dyshuar për veprën penale “Abuzim me pozitën zyrtare”.

Me aksionin masiv të MPB-së janë përfshirë gjithsej 29 individe dhe 4 persona juridikë nga Velesi, Negotina, Manastiri, Kërçova dhe Shkupi.

Përveç Kovaçevskit, i dyshuar për veprën penale “Pakujdesshëm në detyrë”, në listën e të dyshuarve është edhe Vasko Stefanov, i cili e ka pasuar Kovaçevskin në pozitën e drejtorit të përgjithshëm të EMV-së.

Me aksionin është përfshirë gjithashtu Pece Matevski nga Manastiri, ish-drejtori i RЕК Manastir. Stefanov dhe Matevski dyshohet se kanë ndihmuar në abuzimin e procedurës për thirrjen publike, si anëtarë të një shoqërie kriminale.

22
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Dhjetor, 2024 10:44
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
22
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?