Në Shtëpinë Shëndetësore – Shkup, rezonanca magnetike më e mirë në Evropë

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 3 Tetor, 2024 19:39

Në Shtëpinë Shëndetësore – Shkup, rezonanca magnetike më e mirë në Evropë

Vetëm gjatë dy muajve me vënien në përdorim të aparatit të rezonancës magnetike janë përcaktuar mbi 470 termine për incizim në Shtëpinë e Shëndetit – Shkup. “Aparati për rezonancë magnetike nga pikëpamja mjekësore përfaqëson një kulm në diagnostikim që ofron pasqyrë më të qartë për detektimin e sëmundjes, njoftoi drejtori i IPSh Shtëpia e Shëndetit – Shkup, Samir Iseni. Ai tha se pacientët që vijnë për kontrolle nga i gjithë territori i vendit nuk do të presin më radhë të gjata, siç kanë pritur deri tani, sepse kjo pajisje mundëson përshpejtimin e procesit të punës.

“Ky aparat, pra, rezonanca magnetike nga aspekti mjekësorë përfaqëson kulmin e përparimit në diagnostifikim dhe ofron pamjen më të mirë, pasqyrë të qartë përfundimtare me detaje të organeve të brendshme dhe indeve të buta. Metodë joinvazive dhe pa dhimbje, e cila përdor rrezatimin neonizues dhe është një pararendës i të gjitha diagnostikimeve të tjera të radio-diagnostikimit. Me hapjen e kabinetit të rezonancës magnetike në poliklinikën “Idadia”, pacientët nuk do të presin gjatë për të kryer këtë lloj shërbimi.”, – deklaroi drejtori i IPSh Shtëpia e Shëndetit – Shkup, Samir Iseni.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, tha se shumë shpejt do të angazhohet një personel i ri mjekësor dhe se kjo lloj pajisje mjekësore është më e mirë në Evropë.

“Besoj se shumë shpejt do të angazhohet personel mjekësor, pra edhe një grup tjetër që do të punojë pasdite dhe me këtë mundësojmë që qytetarët tanë të marrin shërbime më të shpejta dhe më afër tyre. E them me plot përgjegjësi dhe me kënaqësi se në Maqedoni, koha e pritjes për rezonancë magnetike është më e shkurtër dhe më e mirë në Evropë. Ne do të vazhdojmë me përkushtim të punojmë për investime në shëndetësinë publike për t’i përmirësuar të gjitha shërbimet shëndetësore që jepen në shtetin tonë.”, – theksoi ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.

Sipas Taravarit, aktualisht terminet krijohen në një turn nga ora 7:30 deri në orën 13:30, por me angazhimin e një ekipi të ri mjekësore është planifikuar hapja e termineve me dy turne. Ai gjithashtu premtoi se së shpejti edhe objektet tjera shëndetësore do të pajisen me aparatura të reja.

260
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 3 Tetor, 2024 19:39
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
260
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?