Ambasadori i futbollit saudit dhe sponsor i ofertës për të pritur Kupën e Botës 2034, Nejmar Jr., përmes rrjeteve sociale të “Al Hilal”, shpjegoi pse FIFA duhet t’ia besojë zhvillimin e Kampionatit Botëror pikërisht Arabisë Saudite.
“Njerëzit nga e gjithë bota do të kenë mundësinë të mësojnë më shumë për kulturën saudite, vendin, kështu që do të jetë një përvojë e mrekullueshme të jesh këtu me të gjithë”, tha braziliani, i veshur për këtë rast me veshje tipike saudite.
Për momentin, Arabia Saudite është i vetmi vend që ka propozuar kandidaturën e saj për organizimin e kompeticionit në fjalë. FIFA do të duhet ta caktojë emrin e vendit pritës të Kupës së Botës 2034 në fund të vitit, por detyra duket se është e dhënë.
“Jam shumë i lumtur për vendin, mendoj se e meriton këtë njohje, këtë mundësi për të pritur një Kupë Bote”, tha mes tjerash Nejmar, i cili nuk ka luajtur për gati një vit.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Driton Zenku
24 Shtator, 2024 20:28
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.