Edhe këtë fundjavë vendi do të jetë nën ndikimin e masës ajrore shumë të ngrohtë nga jugu, për çka do të mbizotërojë mot kryesisht me diell dhe nxehtësi mbi mesataren, ndërsa nga e hëna në orët e pasdites do të ketë zhvillim lokal me vranësira të paqëndrueshme me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima, ndërsa temperaturat gjatë ditës gradualisht do të jenë në rënie të lehtë
Siç informon DPHM, nesër moti do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira të vogla deri në mesatare. Pasdite vranësirat do të rriten. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi perëndimor dhe jugperëndimor. Temperatura minimale do të sillet prej 15 deri në 23 gradë, ndërsa ajo maksimale prej 33 deri në 40 gradë Celsius.
Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi perëndimor. Temperatura minimale do të zbresë deri në 21, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 40 gradë.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Driton Zenku
21 Qershor, 2024 19:25
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.