Nikolloski: Llotaria ishte vend për pastrim parash, Artan Grubi nuk ka ku të ikë | AUDIO

Flaka
Botuar nga Flaka 19 Dhjetor, 2024 22:24 Përditësuar

Nikolloski: Llotaria ishte vend për pastrim parash, Artan Grubi nuk ka ku të ikë | AUDIO

Arratisja e Artan Grubit është përpjekje dëshpëruese dhe pranim i fajit për ngjarjet në Lotarinë Shtetërore, thotë zëvendëskryeministri Aleksandar Nikolloski.

Ai sonte në Ditarin e TV Sitel ku ishte mysafir theksoi se i pari e ka publikuar skandalin me Lotarinë dhe se çështje kohe është se kur Interpoli do t’ia ofrojë Grubin organeve të rendit.

“Artan Grubi bëri përpjekje të shumta për të ndryshuar ligjin e lojërave të fatit, duke menduar se në këtë mënyrë do të amnistonte krimin e tij dhe dështoi për shkak të rezistencës sonë. Lotaria ishte vend për pastrim parash, strofkë e krimit të LSDM-së dhe BDI-së. E bënë si vëllezër, frontmeni ishte ish-shefi i kabinetit dhe më pas drejtor i Lotarisë. Por jam i bindur që fletëarresti ndërkombëtar do të japë fryte dhe do të jetë vetëm çështje javësh kur t’i shohim në kufi pasi do t’i sjellë Interpoli dhe besoj se jo vetëm për këtë rast, por edhe për raste të tjera, ata do të përgjigjen”, theksoi zëvendëskryeministri Nikolloski.

Sipas tij, ishte e qartë pse BDI i kishte prolonguar kërkesat për zgjedhje të parakohshme për arsye që ta ndjekin punën në Lotari, duke shpresuar se nuk do të mbajnë përgjegjësi.

“Nuk ka marrëveshje politike me BDI-në. Është rrezik moral për LSDM-në të akuzojë BDI-në sepse deri ditën e fundit që mbetën me BDI-në i dhanë një kryeministër shqiptar vetëm për të qenë në qeveri. BDI-së ia dhanë gjysmën e vendit vetëm për të qenë në qeveri, votuan gjithçka në Kuvend dhe e amnistuan krimin e BDI-së. LSDM-ja do të ketë kredibilitet moral të kritikojë vetëm kur të reformohet dhe të kërkojë falje për atë që bëri”, theksoi Nikolloski.

262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 19 Dhjetor, 2024 22:24 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?