Një e treta e popullsisë jeton në kryeqytet – Petrov: Qytetarët, peng i paaftësisë

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 22 Gusht, 2024 19:18

Një e treta e popullsisë jeton në kryeqytet – Petrov: Qytetarët, peng i paaftësisë

Një e treta e popullsisë jeton në Shkup dhe nuk është logjike të jetosh në një qytet që nuk funksionon vetëm pse jemi robër të egos së dikujt ose vetëm pse dikush nuk di të bëjë punën siç duhet, thotë ish kryetari i komunës së Karposhit dhe ish-kryetar i BNJVL-së, Andrej Petrov, shkruan Alsat.

Sipas Petrovit, numri një i qytetit paguhet nga qytetarët dhe ai duhet t’i zgjidhë problemet.

Ai po ashtu sqaron se kryetari i komunës është ai që duhet të krijojë kimi mes tij dhe këshilltarëve, pasi Arsovska paraprakisht u ankua se nuk e ka mbështetjen e tyre, veçanërisht nga këshilltarët që vijnë nga radhët e VMRO-së.

“Pushteti ekzekutiv është kryetari i komunës, këshilltarët nuk janë pushtet ekzekutiv. Kryetari duhet të gjejë mënyrë për të ndërtuar raport me ta, ky është detyrim i tij, do të thotë, raporti të mos bazohet në marrëveshje të ndërsjella, por në bazë të respektimit të interesave të qytetit, për të parë se cilat janë problemet kryesore dhe si të zgjidhen. Me siguri ka shërbime profesionale që dinë saktësisht se për çfarë bëhet fjalë, të cilët e kanë skanuar situatën në detaje”, u shpreh  Andrej Petrov, ish-kryetar i Komunës së Karposhit dhe ish-kryetar i BNJVL-së.

Problem tjetër për Petrovin është mungesa e njerëzve përkatës.

Ai shton se pozitat drejtuese në ndërmarrjet e qytetit i menaxhojnë njerëz laikë të cilët qytetarët nuk mund t’i shohin as në terren.

Petrovi thekson se, pavarësisht nga përkatësia politike, kur bëhet fjalë për problemet në interes për qytetarët, duhet të gjendet zgjidhje.

“Duhet të ketë administratë efikase, jo administratë të ngarkuar partiake e pastaj kemi borxhe. Nëse e keni një kompani private, nëse mund të punoni me 10 veta kurse punoni me 100, do të dështojë dhe do ta mbyllni. E njëjta gjë po ndodh edhe këtu me qytetin, mendoj se në pesë minuta pas dymbëdhjetë duhet gjetur zgjidhje dhe që këshilltarët dhe kryetari i qytetit të ulen në të njëjtën tryezë dhe të ofrojnë zgjidhje që do të jetë në interes të qytetarëve, si qytetarë nuk na intereson kush ka të drejtë, neve na intereson të kemi qytet të pastër, të kemi transport urban efikas, të kemi gjelbërim në vend të këtij bari të zverdhur që e kemi kudo”, tha Andrej Petrov, ish-kryetar i Komunës së Karposhit dhe ish-kryetar i BNJVL-së.

Qytetarët e Shkupit disa muaj nuk kanë linja të rregullta të autobusëve, qyteti po mbytet në mbeturina, ndërsa kryetarët e Shkupit tashmë kanë kërkuar reformimin e ndërmarrjeve “Higjiena Komunale” dhe “Parqe dhe Gjelbërim” dhe kanë kërkuar që vetë komunat ta marrin përsipër përgjegjësinë për ta. / Alsat.mk

19
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 22 Gusht, 2024 19:18
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
19
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?