Një hulumtim i shkurtër si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shqipni

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 17 Qershor, 2024 21:21

Një hulumtim i shkurtër si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shqipni

Historia e lindjes së lojës së topkambës në Shqipni ashtu sikur pjesa ma e madhe e historisë së vendit tonë ka edhe ajo hendeqet e saj, që duhen hulumtue e vu në vendin që i takon.

Gjithëherës ia kemi atribue lindjen e futbollit në Shqipni nji të quajtuni Ruter, prift maltez thojshin që vizitoi Seminarin Jezuit në Shkodër gjatë shek. XIX. Kështu e kemi marrë të mirëkenun edhe këtë rrëfim gojor duke e bart deri më sot.

Një hulumtim i shkurtër si lindi loja e topkambës (futbolli)

Pas nji hulumtimi disa mujor kam vertetue se Ruter ashtë prifti jezuit hollandez ???????????? ???????????????????????????? ????????????????????????????????, ????.????. (1785-1853) i cili ishte epror i përgjithshëm i Shoqërisë së Jezusit. Në vitin 1840 ai u kërkoi tre misionarëve jezuit italian ???????????????????????????????? ????????????????????????, ???????????????????????????????? ???????????????????????????? ???????????????????????????????? dhe ???????????????????????????????????? ???????????????????????????? të vinin në Shkodër për ngritjen e misionit jezuit aty.

Kështu në 1842 nga 3 jezuitët u arrit të themelohej Seminari Jezuit dhe ma vonë më 17 tetor 1878 nga ???????????????????? ???????????????????????????? ???????????????????? u hap shkolla e mesme “Shën Françesk Saveri” e njohur si Kolegja Saveriane.

Detajet nga fotografia e Kolegjit Saverian e shkrepun nga Marubi në 1878, tek pozojnë nxanësit e vitin të parë të hapjes së shkollës, janë deshmi e randësishme për të kuptu zhvillimin e sporteve në të njajten kohe sikur në vendet ma të emancipume të Evropës. Pra historia e jonë me futboolin nuk fillon në 1913 me ndeshjen ndërmjet Indipendencës dhe skuadres së detashmentit austriak dhe as me krijimin e Vllaznisë në 1919, por rreth 20 vite ma përpara. Ky ashtë vetem fillimi i nji hulumtimi i cili tenton me saktësu historinë e fillimeve të futbollit.

Një hulumtim i shkurtër si lindi loja e topkambës (futbolli)

Në këtë ditë të ndeshjes ndërmjet Shqipnisë e Italisë, i shkon përshtat ky kontribut edhe italianëve që erdhen e përhapjen e sportet në Shqipni.

5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 17 Qershor, 2024 21:21
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?