Nuk dihet se kur do të rregullohet problemi me ajrin në “Nënë Tereza” – Pacientët mbesin në pritje

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Qershor, 2024 19:07

Nuk dihet se kur do të rregullohet problemi me ajrin në “Nënë Tereza” – Pacientët mbesin në pritje

Problemet me sistemin e ajrit në Qendrën Klinike Universitare “Nënë Tereza” ka bërë që pacientët të presin shumë më gjatë për një termin për operacione. Akoma nuk dihet se kur do të sanohen defektet, por aktualisht nëpër klinika ekzaminohen vetëm rastet urgjente me rrezik jete. Por, të sëmurët tjerë thonë se kanë pritur me muaj për të arritur në termin të operimit dhe tani ju kanë shtyrë pa afat tjetër.

“Nga Gostivari është dërguar me autoambulancë, por pasi që nuk punojnë sallat do të provohet me allçi dhe na thanë se është i vogël dhe mund të kaloj pa operacion. Duhet të vijmë sërish dhe nëse është patjetër na thanë se operimin do ta bëjnë të premten”, tha një qytetare.

“Në Klinikën e Kirurgjisë, pacientët vijnë e shkojnë pa u kontrolluar dhe u shtyhen terminët, pranohen vetëm rastet urgjente. Kjo situatë është në javën e tretë, pasi që kompresorët e sistemit të ajrit të komprimuar nuk funksionojnë si duhet dhe si pasojë sallat operacionale funksionojnë vetëm me kompresorë portativ”, raporton gazetari i Alsat, Adnan Qaili.

Nga Drejtoria e Shërbimeve të përbashkëta të klinikës na thanë se po punojnë intensivisht në sanimin e problemit, madje sot po bëhet një kontroll i jashtëzakonshëm për sistemin qendror të ajrit, të cilat vënë në funksion shumicën e pajisjeve që janë për operacione dhe anestezione të pacientëve.

“Sot erdhën, siç i shihni edhe vetë, përfaqësues të kompanisë gjermane nga Serbia që të bëjnë edhe një kontroll të jashtëzakonshëm, ata kanë një laborator portativ që kanë ardhur tek qendra, tani shkuan tek sallat, nëse gjejnë shkaqet do të japin rekomandimet për sanim, nëse gjejnë defekt në sallat e operacioneve do japin rekomandim për Klinikat. Deri në ekzaminimet e tanishme preferohet të ndërrohen kompresorët”, tha Stojçe Nikollovski, N.P. “Shërbimet e Përbashkëta” të Klinikave.

Ministria e Shëndetësisë është në pritje të rezultatit të analizave të ajrit të komprimuar nga Gjermania, megjithëse dy laboratorët vendase kanë treguar se ajri është brenda parametrave normal, por era e keqe ka nxitur dyshime që ai ajër mos të aplikohet gjatë anestezisë së pacientëve, të cilët operohen.

Aktualisht por shërbehen me kompresorë të vegjël portativ, që gjatë pandemisë janë dedikuar për terapi oksigjeni dhe ventilim automatik të pacientëve të intubuar me gjendje të rëndë shëndetësore nga virusi korona./ Alsat.mk

123
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Qershor, 2024 19:07
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
123
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?