Nuk do të ketë rritje të pagave për funksionarët

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Dhjetor, 2024 17:20

Nuk do të ketë rritje të pagave për funksionarët

Në mbledhjen e sotme të 38-të të Qeverisë, u miratuan një sërë vendimesh të rëndësishme në interes të qytetarëve. Në këtë drejtim, ju informojmë për sa vijon:  

1. Duke pasur parasysh tendencën e rritjes së pagës mesatare për vitin 2024 në krahasim me atë për vitin 2023, Qeveria miratoi vendim për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë koeficientët për llogaritjen e pagave për zyrtarët e zgjedhur dhe të emëruar, gjyqtarët, anëtarët e Këshillit Gjyqësor, prokurorët publikë dhe anëtarët e Këshillit të Prokurorëve Publikë dhe për këtë qëllim, Ministria e Ekonomisë dhe Punës, si dhe Ministria e Drejtësisë, janë ngarkuar të përgatisin ndryshime dhe plotësime ligjore për të ulur koeficientët e përcaktuar për llogaritjen e pagave me qëllim të shmangjes së dëmeve shtesë. Gjegjësisht, legjislacioni aktual parashikon rritje të pagave për zyrtarët e zgjedhur dhe të emëruar, por Qeveria, me qëllim të mbrojtjes së interesit publik dhe për të shmangur implikimet fiskale shtesë në buxhet, solli vendim që të bëhen ndryshime dhe plotësime të ligjeve që nuk do të përkeqësojnë situatën e zyrtarëve të zgjedhur dhe të emëruar. Premtuam se një gjë është e sigurtë dhe këtë po e përmbushim, e kjo është se nuk do të ketë rritje të pagave të zyrtarëve të zgjedhur dhe të emëruar. Me këtë ngrirje, po e ulim përqindjen nga viti në vit, derisa të arrijmë në përqindje të barabartë me zero.  

2. Për më tepër, si Qeveri, kemi premtuar dhe po realizojmë – janë siguruar rreth 1 miliard denarë në buxhet për pagesën e K-15, që është detyrim ligjor për të gjithë punëdhënësit dhe si Qeveri do ta përmbushim këtë detyrim gjatë muajit dhjetor.  

3. Gjithashtu, Qeveria miratoi vendim me të cilin u rekomandon të gjitha organeve të administratës shtetërore të mos bëjnë pagesën e pagës së 13-të për vitin 2024, për të shmangur ndikimet fiskale shtesë në buxhet me qëllim të ndihmojë në ruajtjen e stabilitetit fiskal pa ngarkesa  të mëdhaja mbi mjetet publike të qytetarëve.

Të nderuar,  

Këto janë vendime të rëndësishme për të gjithë qytetarët, përmirësimi i standardit të jetesës dhe ekonomisë janë prioriteti ynë. Si Qeveri, trashëguam një situatë alarmante, por brenda pesë muajve arritëm të konsolidojmë buxhetin ekonomik, të sigurojmë pagesën e rrogave, të investojmë në projektet kapitale dhe të promovojmë zhvillimin ekonomik. Jemi të përkushtuar në stimulimin e investimeve që rrisin produktivitetin.  

Kjo strategji ekonomike jep tregues inkurajues dhe për këtë arsye kemi situatë të rritjes së pagave dhe uljes së inflacionit.”

22
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Dhjetor, 2024 17:20
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
22
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?