Dragi Stojanov është një nga prindërit që ka humbur djalin nga tragjedia në diskotekën “Puls” në Koçan, ku jetën humbën 51 persona.
Stojanov thotë se djali i tij Tomçe ishte në moshën 21 vjeçe, ndërsa fajëson autoritetet për tragjedinë.
“Edhe ata të vajtojnë për fëmijët e tyre! Për çfarë më duhet jeta mua, nuk më duhet mua jeta. Një fëmijë kam pasur, për çfarë më duhet jeta…Një fëmijë kam pasur, vdiq, çfarë të bëjë, edhe të tyre mos të jenë më, edhe ata të vuajnë siç po vuaj unë. 150 persona në një disko, 500 persona në disko. Sa vjet kishte fëmija juaj? 21 vjet, tani duhej të jetonte…Nga Koçani! Të lajmërohen shefat e policisë, të korruptuar, droga, i drogojnë. Diskoteka, diskoteka e kujt është? E të mëdhenjve. Nuk më duhet jeta mua? E kujt është diskoteka? E dinë ata, e të mëdhenjve, nuk është e imja”, tha mes tjerash Stojanov./tv21.tv
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
16 Mars, 2025 17:43 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.