Në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit prill janë regjistruar gjithsej 81 752 turistë, apo 16.9 % më shumë se prilli i vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.
Rritje më e madhe është regjistruar te numri i turistëve të huaj, ashtu që në këtë muaj erdhën 62 978 turistë të huaj, apo 21.3 përqind më shumë.
“Në periudhën janar – prill 2024, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak, numri i turistëve është rritur për 15.3 %, edhe atë: te turistët vendor ka rritje për 7.4 %, ndërsa te turistët e huaj ka rritje për 19.3 %”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.
Më së shumti turistë kanë ardhur nga Turqia (25 324), Serbia (5 006), Gjermania (3 254), Greqia (2766), etj.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Driton Zenku
11 Qershor, 2024 20:43
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.